Rusia, rikthimi i Gjeopolitikës Komuniste dhe Gjeopolitika pa ideologji zyrtare.

Opinione

Rusia, rikthimi i Gjeopolitikës Komuniste dhe Gjeopolitika pa ideologji zyrtare.

Nga: Prof.Dr. Elmas Leci Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:21
Autori Prof. Dr. Elmas Leci, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Tiranë

Ja, në vijim një pasqyre interesante e zbatimit te Gjeopolitikes komuniste qe e justifikon plotesisht ate qe e kam titulluar si ngatrrestare e popujve.Nè vitin 1939 Rusia sulmon Poloninë. Po ne vitin 1939 sulmon edhe Finlandën e me pas ne 1940 edhe Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë, "sebep" qe hitlerianet te sulmojne drejt lindjes. Dihet rezultati i Luftes se Dyte Boterore dhe pastaj aplikuesit e Gjeopolitikes komuniste, kryesori dhe frymezuesi Bashkimi Sovjetik me 1956 sulmon Hungarinë. Me 1968 sulmon Çekosllovakinë e me 1979 Afganistanin. Mirpo edhe pas superheroes se Bashkimit Sovjetik, documented e Gjeopolitikes ishin po aty ne "grazhdin" e Moskes. Indonesia me "b..." neper kembe ekonomikisht, tashme Federata ne 1992 sulmon Moldavinë dhe 2 vjet me pas ne 1994 edhe Çeçeninë, sulm qe e perserit edge ne 2999. Ne 2008 Rusia sulmon Gjeorgjinë dhe ne 2014 sulmon Krimene (Ukrainë). Nje vit me pas ne vitin 2015 kemi sulme ndaj Sirise dhe me e madhja ne 2022 sulmon Ukrainën qe vijon. Ne se pretendojme se me shperberjen e ish Bashkimit Sovjetik "pushoi" edhe nje ideologjia komuniste, gjeopolitika e te njejtes ideologji asnjehere nuklevizi nga tryeza zyrtare e Moskes.

 

Lëvizjet e dekolonizimit, fundi i perandorisë sovjetike apo edhe i Federatës Jugosllave i kanë shumëfishuar në disa vite shtetet (numri i shteteve të reja arrin në më shumë se 190 aktualisht) me kufij, ndonjëherë artificialë, qe jane shfaqur në hartën botërore. Shpesh qëllimet e realizuara janë bazuar në realitetet etnike, kulturore ose fetare të një sërë rajonesh. Gjeopolitika pas përfundimit të Luftës së Ftohtë u duk sikur mbaroi sè funksionuari. Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuar ne vitin 1991 dhe fundi i Luftës së Ftohtë u duk se e largoi spektrin e një konflikti bërthamor të dimensioneve botërore. Pas këtyre ngjarjeve, SHBA mbeten e vetmja superfuqi e planetit, pa rivalë të aftë për të kundërshtuar hegjemoninë.

 

Në një interval kohor të shkurtër, minoriteteve iu është dashur të pranojnë një bashkëjetesë të vështirë me etnitetet e tjera në të njëjtin territor. Tensionet akumulohen dhe provokojnë aktualisht në të gjithë planetin konflikte ushtarake tejet të lokalizuara, por gjithsesi të dëmshme.

 

Asnjë kontinent nuk është realisht i çliruar nga rreziku i konflikteve. Nëse Afrika dhe Azia mund të prodhojnë kriza që vendosin në rrezik ekuilibrat rajonalë, Europa nga ana tjetër nuk ka qenë e aftë të zgjidhë konfliktet ballkanike, si rezultat i “inateve të vjetra” të këtyre vendeve, të shfaqura në hartën botërore mbi rrënojat e ish-Jugosllavisë. Në hapësirën ish-sovjetike konstatimi është i njëjti: republikat e vogla të Azisë Qendrore janë në kërkim të stabilitetit. Ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji apo Çeçeni p.sh. provon se Lufta është gjithmonë prezente në “Portat” e Perëndimit...

 

Po ku e ka zanafillèn Gjeopolitika bashkëkohore? Studimi i Gjeopolitikës moderne, apo të asaj të periudhës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, tejkalon konceptin e Shteteve-Kombe dhe Shteteve multietnike, ku dhe konsistojnë shkaqet e thella të konflikteve në botë...Duke nisur që nga zanafilla e saj në shek. XIX, Gjeopolitika bashkëkohore ka evoluar ndjeshëm, aq sa mund të studiohet në një këndvështrim epistemologjik. Ky term u shpik nga Rudolf Kjellen, një shkencëtar politik suedez në fillim të shek. XX. Kjellen u frymëzua nga gjeografi gjerman, Friedrich Ratzel, i cili cilësohet si babai i Gjeopolitikës gjermane. Halford Mackinder gjithashtu ishte një ndër studiuesit e sferës së Gjeopolitikës, por pa e përdorur asnjëherë mirëfilltazi termin “Gjeo politikë”. Cilët jan nëndegët e Gjeopolitikës? 

 

E para èshtè Gjeostrategjia, e cila studion interesat e Shteteve dhe aktorëve politikë në hapësirën kryesisht ndërkombëtare. Ajo është një nëndegë e Gjeopolitikës, e drejtuar nga faktorët gjeografikë, të cilët ndikojnë objektivat politike dhe ushtarake. Bëhet fjalë për një hapësirë të së Drejtës Ndërkombëtare, aleancave, konflikteve, qëndrimeve, sepse koncepti i Strategjisë konsiston pikerisht në projektimin e interesave të një Shteti në Arenën Ndërkombëtare. Gjeostrategjia i paraprin pikërisht pasojave të një Konflikti të lokalizuar.

 

Tjetèr. Gjeoekonomia është një tjetër komponent i Gjeopolitikës. Ajo studion kushtet ekonomike, që influencohen nga faktorët gjeografike. 

Rrjedhimisht, kjo s’do të thotë se Gjeopolitika pushoi së ekzistuari, sepse transformimi nuk është fundi.

 

Analiza e Gjeopolitikës aktuale tè çojnè te konceptohet në këndvështrimin e studimit të ndërveprimit midis Politikës dhe territorit, rivaliteteve apo tensioneve që gjejnë origjinën e tyre pikërisht në zhvillimet territoriale. Rrjedhimisht, Gjeopolitika me qëllim që të mos përfshihet sërish në gjurmët e së kaluarës duhet të shfrytëzojë gamën e njohurive mbi gjeografinë (gjeografinë fizike, humane dhe të gjithë elementët përbërës së saj (socialë, ekonomikë, kulturorë etj.), duke mos përjashtuar edhe shfrytëzimin e historisë dhe shkencave politike...Nga ana tjetër, Globalizimi, pa dyshim mund të forcojë legjitimitetin e koncepteve të reja të Gjeopolitikës.Çfarë është shumfishimi i korpuseve gjeopolitike?!

 

Termi “Gjeopolitikë” përmban këndvështrimin strategjik dhe atë ushtarak, ndërsa termi “Gjeografia Politike” ka të bëjë kryesisht me organizimin e Shteteve, rajoneve, etniteteve administrative, kufijve dhe popullsisë përkatëse.

 

Konstatohet, se aktualisht shpërbërja e sistemit bipolar të Luftës së Ftohtë ka rritur kompleksitetin e marrëdhënieve midis popujve të Planetit. Gjatë 10 viteve të fundit, qendrat universitare kanë shumëfishuar korpuset e tyre gjeopolitike, me qëllim që t’i përgjigjen një kërkese në rritje të analizës së ashtuquajtur gjeopolitike. Po cila èshtè sot Gjeopolitika Ballkanike dhe vendin qe ze Shqipëria ne te?!

 

Rajoni i Ballkanit ka qenë e mbetet një pikë strategjike në të gjitha aspektet, e ndoshta nuk do të ishte e tepërt të cilësohej edhe si “thembra e Akilit” e arenës gjeopolitike ndërkombëtare…

Rrjedhimisht, edhe në botën shumëplanëshe të Gjeopolitikës dhe sigurisë globale, është pikërisht Ballkani i vogël e problematik ai që realisht “vendos” rregullat e lojës, duke përcaktuar prioritet strategjike të Fuqive të Mëdha qe mbetet Gjeopolitike me synime të njëjta

 

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, balancat gjeopolitike ndryshuan. Pesha e statusi i Ballkanit në këtë Gjeopolitikë gjithashtu iu përshtat realiteteve të reja.Por, nëse do të analizohen synimet gjeopolitike në Ballkanin tonë, ndoshta do të dilnim në konkluzionin se në thelb ato janë të njëjtat, vetëm format janë të ndryshme dhe lojtarët kanë shkëmbyer rolet.

 

E vèrteta eshte se Gjeopolitika ka ekzistuar, e do të ekzistojë. Shqipëria, duke u ndërgjegjësuar mbi pozicionin e favorshëm e kyç gjeopolitik që disponon, ndoshta duhet të nisë tashmë ta shfrytëzojë më me efikasitet këtë pozicion, duke u fokusuar në interesa kombëtare afatgjata e largpamëse dhe jo në prioritete pa të ardhme.

 

Konkluzioni mund te ishte: Pavarësisht nga format, Gjeopolitika ka ekzistuar, ekziston e do të vijojë të ekzistojë, sepse në epokën e tonè, në të cilën ne jetojmë, e përditshmja ndërtohet në ndërveprim me planetin. Tashme kemi Rusine e Dytë si dhe e para në krizat e vjetra e të reja gjeopolitike. Eshtë kjo e sotmja, shteti mbi forcën dhe potencialin ushtarak të së cilës mbështetet edhe agresiviteti serb mbi shqiptarët, por dhe fryma armiqësore që përshkon sllavët e tjerë në Ballkan, madje dhe ortodoksinë greke. Duke ndjekur protestat e sllavëve maqedonas, përkrahës të Gruevskit dhe deklaratën e Presidentit Ivanov me argumentet që shoqërojnë mohimin që i bëhet të drejtës së Zaev për të formuar qeverinë në koalicion me partitë shqiptare, s’mund të të mos bjerë në sy fryma armiqësore ndaj kombësisë shqiptare në këtë republikë. Është po ajo armiqësi që u kultivua në mes të shek. 19-të, ku shqiptarët, të tradhtuar e braktisur nga Turqia e të lënë në mëshirë të fqinjve sllavë, u bënë pre e tyre. Po Rusia e ndërmjetëme?! Për të shkuar drejt të vërtetës, duhet pohuar se ka patur një Rusi të ndërmjetme mes dy Rusive armiqësore. Është ajo e miqësisë së ideologjisë komuniste dhe internacionalizmit proletar që nisi nga viti 1945 e vazhdoi për 20 vjet. Ajo periudhë pati mjaftueshëm ndikim si për zhvillimin ashtu dhe për ndikimin rus, i cili ende vazhdon të shpërfaqet në hapësirat tona si kulturë kryesisht e atyre individëve që u përgatitën në shkollat e saj. Sot, mendimi i pranuar në unison nga ne shqiptarët është se, duke parë që në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, por dhe në Shqipëri, ndikimi rus po shtohet përmes investimeve të saj në fusha strategjike që përfshijnë industrinë, metalurgjinë, naftën, gazin, e minierat, rreziku është në rritje. Investime të mëdha përfshijnë hotele e bregdete.

 

Treva që dikur thirrej “Albania veneta-Shqipëria venedike” e që përbën bregdetin malazez, sot është duke u shndërruar gradualisht përmes blerjeve në pronë ruse. Janë jo të pakta dhe investimet në media, përmes të cilave përhapet më tej ndikimi rus. Si vepron Gjeopolitika?!

 

Është kjo arsyeja që udhëheqësit e shteteve shqiptare në Ballkan këtë ndikim e prani ua kanë bërë të ditur e shprehur si shqetësim autoriteteve më të larta europiane e amerikane duke qenë të ndërgjegjshëm se ajo ka përmajtjen dhe organizimin në funksion të përkrahjes së Serbisë, të përkëdhelurve sllavo-ortrodoksë, drejtohet kryesisht kundër shqiptarëve.

 

Në konferencat e ndryshme me tema nderkombetare shfaqen hapur ambiciet që Rusia ka për ndikimin në rajon per te cilen ofensiva ruse po shfrytëzon problemet e brendshme të BE-së dhe paqartësitë e perspektivës europiane për vendet e rajonit, pas brexik. Edhe veprimi destruktiv i ndërmarrë kohe me pare në Mitrovicë, apo përpjekja për hyrjen në Kosovë të trenit të nisur nga Beogradi, kanë prapavijën politike ruse pasi realiteti në Ballkan është shumë kompleks

Jo vetem realiteti është shumë kompleks, por edhe më i ngatëruar e i rrezikshëm duket tek ne për shkak të mungesës së unitetit e armiqësive të palëve partiake në luftën për pushtet dhe orvatjeve për destabilizim, realitete që krijojnë përshtypjen se nuk jemi dhe aq të përgjegjshëm ndaj situatës.

Po teoricienë mbi Gjeopolitikën çfare thone?! Sigurisht, kolapsi i Bashkimit Sovjetik në 1991 nuk mund të lexohet tjetër, vec si një ngjarje epokale. Historiani Eric Hobsbaëm e përdor këtë datë për të shënuar fundin e asaj që ai e quan “Shekulli i shkurtër i XX”, shekull që filloi në Sarajevë, në 1914 dhe mbaroi në mënyrë ironike po atje ku filloi, pra, në Sarajevë.

Kohë përpara kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe fundit të Luftës së Ftohtë, figura të tilla si Paul Virilio dhe James Der Derian argumentonin se mbaroi epoka e gjeopolitikës dhe propogandonin tranzicioni nga Gjeopolitika ne Gjeoekonomi. Te jete keshtu?! “Asnjëherë mos u trembni nga hiperbola, vazhdon Virilio, 14 vjet më parë, në atë që, “Hapësira nuk është me gjeografi Jo, është më tepër, një lëvizje nga gjeopolitika në krono politike, aq sa hapja e territorit kthehet në shpërndarje të kohës. ” Të tjerë, si Edward Luttwak, kohë përpara kolapsit, kuptuan që venitja e Luftës së Ftohtë kishte ulur ndjeshëm peshën e fuqisë luftarake në cështjet globale. Duke vlerësuar një konsensus të supozuar, brenda fuqive perëndimore në fillimet e viteve ‘90, ai parashikoi një tranzicion “nga gjeopolitika në gjeoekonomi”. Kjo perputhet me konceptet e sotme mbi Gjeopolitikën.

Gjithkush, siç duket, pajtohej që metodat e marketingut po zbythnin metodat e dhunës-fuqitë e kapitalit po venisin fuqitë e zjarrit, novacioni civil po linte mbas avancimin e tekno logjisë së luftës, depërtimi i tregut po shtynte tej garnizonet dhe bazat ushtarake. Sidoqoftë, entuziazmi i Luttwak-ut nuk zhytet aq thellë në përqafimin e globalizimit, sic kërkon Keniche Ohmae, i cili e përfytyron të ardhmen e afërt si një market pa kufi dhe si “fundin e nocionit shtet”.

Shtetet, për Luttwak paraqiten si vendosje; në “hapsira ekzistuese të strukturuara për të ruajtur me xhelozi, kufijtë e territoreve të veta.” Nga Gjeopolitika te ekopolitika.Ne këtë mënyrë, epoka që po vjen e “gjeoekonomisë” nuk mund të jetë në harmoni me një copëzim global, por do të kërkojë që koha e rivaliteteve ku është në fuqi “logjika e konflikteve” të shprehet në “gramatikën e tregut”.

Por, ende, mjaft të tjerë, e vlerësojnë krizën ekologjike dhe ç’organizimin ambiental si faktor që kërcënon në mënyrë radikale natyrën e politikës globale.Për shumë intelektualë dhe politikë-bërës, tranzicioni i vërtetë qendron në kalimin nga gjeopolitika tek “ekopolitika”.

Sot shkohet nga Gjeopolitika tek Gjeoqeverisja. Dilema e politikës globale nuk është aq në gjeopolitikë sesa në “gjeoqeverisje”, dhe vazhdimësia e më dendur, paraqitet si një përplasje, jo fort e pëlqyeshme. Ajo zhvendoset dhe qëndron në krijimin e strukturave drejtuese në shkalle globale. Në të vërtetë, në standartet e së drejtës, sipas Falk dhe të tjerëve, kjo përplasje është jo më pak se “një rënie e dëshpëruar.” Rendi botëror i shekullit të 21-të duket sikur do të jetë ai i një “qeverisje të ndryshme” por Gjeopolitika komuniste ne konceptin bashkohor eshte preyente dhe vepron si ideologji pa ideologji te pranuar.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat