Edi Rama është kampion për dashuritë e dredhitë e shumta të tij. Çdo sezon ze një dashuri të re dhe krijon një dredhi gjithashtu të re. Madje brenda një stine dy e më shumë të tilla. Megjithatë në mesin e të gjita dashurive të tij, ajo me Aleksandër Soros dhe me Aleksandër Vuçiq kanë qenë më të qëndrueshmet për të. Dashuri e dredhi të paharrueshme! Me të gjitha shërbesat e dyanshme për palët. Me projekte, marrëveshje dhe veprimtari që kurrë më parë nuk ishin sajuar kaq intensivisht dhe me entusiazëm! Kurbani i kësaj dashuri e dredhie ishte Kosova. Fillimisht e projektuar si pjesë e një Jugosllavie të katërt. Më pas e propozuar dhe e lobuar për copëtimin e ndarjen e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Dhe më në fund si pjesë e një lloj komunuellthi serb me emrin “Minishengen”, ose “Open Balkan”!
Në fakt miqësia më e madhe dhe më e gjatë në kohë e Edi Ramës është ajo me George dhe Alex Sorosin. Pastaj me miqtë e këtyre dyve, përkatësisht Antony Blinken dhe servilët e ish-shefit në Departamentin e Shtetit, me MecGonigalët e deri me djalin e ish-presidentit Biden. Të gjitha lidhjet me Sorosin, ashtu si me Vuçiq patën një synim: - Ruajtjen e trashëgimin prej Zahos të pushtetit të tij në Shqipëri. Për të shkuar te Zaho, ndoshta do ta lejonte për pak kohë Lindën ta qeveriste këtë vend. Me këto dy dashuri të mëdha e të panjohura as në tragjeditë e Shekspirit me “Romeo dhe Juliatën”, Edi Rama besoi se do të bëhet mbreti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në territoret e ricopëtuara prej tij.
Por, si pjesë e pandarë vjen dredhia. Ai nisi t’i tradhëtojë “dashuritë” e mëparshme, duke u afruar me Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij. Por nuk mundi të ketë foto as me me presidentin Trump në Paris, as me zv. Presidentin amerikan, as me sekretarin e Shtetit në margjinat e Konferencës së Mynihut. Për ta tradhtuar të dashurin e tij të përhershëm, Sorosin, lidhi miqësi me Melonin e Italisë. Sigurisht duke i dhënë në këmbim një ekstra territor të Shqipërisë. Në fakt e dha këtë territor për Melonin në këmbim të mdërmjetësimit të saj te Trump, që presidenti amerikan ta pranojë Ramën qoftë dhe për një foto. Sërishmi nuk shkrepi. Iu përkul në gjunjë zonjës Meloni, në Abu Dabhi, duke iu lutur që ajo të bënte shkesin midis Ramës dhe presidentit Trump. Sërishmi nuk shkrepi. Nuk iu ndez baruti. Tani thotë se “do më shifni si do jem unë me Amerikën pas 11 majit”! Mashtrues tipitk, dredharak i paskurpullt, dinak i pabesë!
Për pushtet ai i ka tradhëtuar të gjitha dashuritë e tij. Ka dredhuar në çdo kthesë të jetës së vet politike. Ndaj është tashmë një shollë këpuce e përdorur keq! Dredhoi fillimisht pritshmëritë e Angela Merkel, por edhe të Erdogan. Eshtë përpjekur “të flejë” me këdo që mund ta ndihëmonte për të qëndruar në pushtet. Ai nuk e kuptoi kurrë që politika e jashtme nuk është çokë e blerë me para. Por është ekulibër qëndrimesh, parimesh dhe rregullash diplomatike. Ai i prishi ekuilibrat e diplomacisë sonë, sa herë që liderishipi i tij u gjend ngushtë dhe sa herë i rrëshqiste dheu nën këmbë!
Tani askush nuk e pret më Edi Ramën. Falë përpjekjeve të tij që të bëjë politikë të jashtme me këdo që t’i dalë përpara përmes akteve dhe aferave korruptive, ai nuk ka më asnjë dashuri të vërtetë. I kanë mbetur në dorë vetëm dredhitë. Nuk është më në tregun e politikës! Ndërsa sms-të në adresë të kapove të bandave dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar e mafioz e kanë nxjerrë përfundimisht nga fusha e “dashurive” të vjetra e të reja. Nuk e do më as vetë Alexi! (Soros)! Jo për shkak të “dashurisë”, por për shkak të dredhisë!