Në Bibliotekën Rajonale "Azem Shkreli", në Pejë u promovua libri "Kryemjeshtri" i autorit Arsim Maxhera, kushtuar trajnerit më të suksesshëm shqiptar, Driton Kuka.
Sipas njoftimit të komunës, ky libër i kushtohet trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos.
Prandaj Peja krenohet me arritjet e trajnerit Kuka.
I cili së bashku me ekipin e tij, solli shumë suksese me përmasa globale.