U bë një vit që është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeare qytetari i Deçanit zoti Miftar Shabanaj. Vdekja e tij ishte e parakohshme, por sëmundja ishte shpirtlige dhe e mori, megjithëse ai beri një luftë të gjatë me të. Vdekja e tij u përcjell me një nderim shumë të madh nga gjithë qytetarët e Deçanit dhe autoriteti komunal e shtetëror. U nderua si një hero lufte se e tillë ka qënë gjithë jeta e tij.
Lamtumirën e fundit ia dhane duke zbrazur në ajër pranë kufomes së tij një bateri armësh. Ajo ishte jehona e pavdekësise së tij. Shokët e tij të luftës, UÇK-ja po i kujtonte se ai po ikte nga kjo jetë i paharruar. Nuk harroheshin ato vite lufte guerrile ku Miftari mori pjesë për çlirimin e vendit të vet. Në këtë luftë la emër djali i Deçanit Miftar Shabanaj si shumë djem te tjerë Deçanas, heronj të Kombit. Jeta e Miftarit ka qënë një jetë e spikatur. Në rininë e tij ishte një sportist i dalluar.
Ai u rrit dhe u burrërua si një mëndje e shëndoshë në një trup te shëndoshë. Krenaria për Kosoven e ka shoqëruar tërë jetën e vet. Ai nuk ju nda vendit të tij asnjëherë. Ndërtoi një jetë të shëndetshme familjare duke i falur Kosovës 6 fëmije djem dhe vajza. Tashmë të gjithë të rritur qytetarë të ndershëm të Kosovës duke reflektuar respekt dhe krenari per te kaluarën e familjes së madhe Shabanaj dhe babain e tyre. Kur ata i pyet për mallin e babait të tyre përgjigjen:"Mallin e babait na e zevendëson shumë mixha Avdyl dhe gjyshja që edhe sot vemë kokën në prehërin e saj dhe na bekon fëmijet tanë".
Me këtë rast kujtimi shprehim ngushëllimet edhe një herë familjes së tij, bashkëshortes, fëmijëve, vëllezërve, motrave, miqve dhe të dashurve të tij.