Sot me 03 qershor mbushën plot 17 vite që kur hienat e nëntokës shtinë mbi ty dhe ta këputen jetën në lulen e rinisë.
Është shumë e vështirë të shkruash për humbjen tënde, loti nuk ndalet, malli nuk shuhet, ditët janë të trishta dhe të zymta pa ty, Bardhyli ynë i madh.
Zëri ynë nuk do të ndalet, klithmat tona do të kërkojnë drejtësi deri në frymën e fundit të jetës sonë.
Jemi krenarë që të patëm guximtar dhe sypatrembur.
Me mallin që përvëlon: Vëllai Fitimi, nipat Rinori, Nebiu, Rrezoni dhe kunata Sadetja.