Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë ka paraqitur disa mangësi lidhur luftën anti-korrupsion. Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë.
Por se a duhet një strategji e re, Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova ka legjislacion të avancuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë miratimin e shumë strategjive dhe politikave në këtë drejtim.
Por sipas tij, ajo çfarë i mungon Kosovës në vazhdimësi është mungesa e vullnetit politik për të luftuar këto dukuri.
“Përkundrazi qeveritë në Kosovë në vazhdimësi ndërmarrin veprime që cenojnë rëndë parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”, ka thënë Miftaraj.
Ai konsideron se kur kësaj i shtohet edhe disa faktorë tjerë atëherë vijmë në një konkludim përfundimtar.
“Fakti që sistemi gjyqësor dhe prokurorial janë të politizuar dhe nuk kanë guxim për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, vijmë në situate kur Kosovën e kthyer në një oazë për njerëz që shkelin ligjin dhe besimin e qytetarëve pa frikën e pasojave juridike apo politike ndaj tyre”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.