Deklarata e Hill që bëri ‘bujë’ të madhe, eksperti paralajmëron Kosovën: Ja si mund ta shfrytëzosh këtë…!

Politika

Deklarata e Hill që bëri ‘bujë’ të madhe, eksperti paralajmëron Kosovën: Ja si mund ta shfrytëzosh këtë…!

Nga: A.Morina Më: 11 shtator 2024 Në ora: 10:03
Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka qenë në qendër të reagimeve publik, kjo për shkak të deklaratës që bëri në lidhje me blerjen e avionëve francezë nga Serbia.

Nuk mendoj se dikush e ka shtyrë Serbinë prapa. Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Mendoj se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje. Por mendoj se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Dhe kam bërë të qartë gjatë viteve që kam qenë këtu se nuk do të flas me askënd për atë që duhet të bëjë. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur” ka theksuar Hill.

E si duhet të merret kjo deklaratë apo paralajmërimi i ambasadorit amerikan në aspektin e sigurisë për Kosovën, foli eksperti Bedri Elezi.

Image
Bedri Elezi

Fillimisht, ai në një prononcim për “Bota sot” i vlerësoi si serioze deklaratat e Hill, derisa shtjelloi afërsinë e shtetit serb me SHBA.

Deklarimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill në lidhje me marrëdhëniet që ka krijuar së fundi Serbia me shtetet anëtare të NATO-së, posaçërisht me marrëveshjen për shitblerje armatimesh, ku në fokus ishte blerja e fluturakeve Rafael, fluturake të cilat konsiderohen shumë të nevojshme për aviacionin ushtarak të Serbisë, është një mesazh serioz për shtetet e Ballkanit apo shtetet që kanë marrëdhënie apo kishin me SHBA-në.

Kjo është një situatë, mund të themi jo e mirë në raport me Kosovën, e cila së fundi dyshohet se ka degraduar marrëdhëniet e saj në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe NATO-n, duke marrë vendime të njëanshme, vendime të cilat siç duket i ka shfrytëzuar më së miri Beogradi zyrtar”.

Po ashtu, Elezi potencoi se Hill me deklaratën e tij alarmojë vendet e tjera të Ballkanit, në lidhje me raportet gjeostrategjike SHBA-Serbi.

Nuk mund ta konsiderojmë në asnjë mënyrë deklaratën e ambasadorit Hill si tendencioze, sepse i njëjti ka për qëllim në këtë rast të alarmojë vendet e tjera, në raport me përpjekjet e Serbisë në aspektin e gjeostrategjise për krijimin e marrëdhënieve të mira me vendet e NATO-s, Bashkimit Evropian, si dhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo arritje e një marrëveshje mes Rusisë, është një tregues i qartë se Serbia po bind shteti Bashkimit Evropian, anëtarët e NATO-s që të kenë edhe marrëdhënie të tilla, ku më parë mendohej se Serbia duhet të ishte një vend i sanksionuar, në kuptimin e organizimit të saj të ri ushtarak dhe se i kishte mbetur vetëm bashkëpunimi me Rusinë dhe partnerët e Rusisë”, nënvizoi ai.

Më tej, eksperti përmendi faktin se si Serbinë nuk është sanksionuar nga ndërkombëtarët, pavarëisht veprimeve të saj ndaj Kosovës.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Serbia ka bërë veprime të ndryshme, veprime të cilat janë fare të qarta që tentojnë të cilat synojnë të cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës, veprime të cila kanë cenu sigurinë e pjesëtarëve të vetë KFOR-it, por që në fakt Serbia ka arritur edhe përkundër krejt kësaj që të kryejë veprime të caktuara dhe ka krijuar besimin dhe po vazhdon të krijojë besimin tek anëtarët e NATO-s dhe njëkohësisht të BE dhe SHBA, duke marrë për shkak vendimet e njëanshmë të insistucioneve të Kosovës në raport me të drejtat e serbëve në veri”.

Në fund, Elezi shtoi se këto deklarata të ambasadorit amerikan në Beograd, Kosova mund dhe duhet t’i shfrytëzojë për veprimet e mëtejshme.

Prandaj, mund të themi se nuk mund t'i konsiderojmë tendencioze deklaratat e ambasadorit Hill, por duhet t’i shfrytëzojmë këto deklarata për të marrë të gjitha verpimet e më tejshme. Filllimisht duke vepruar si një vend i cili reflekton drejtë kërkesave ndërkombëtare, si aleat për të dërguar përpara të gjitha proceset në aspektin e kapaciteteve të mbrojtjes, në marrëdhëniet e shkëmbimeve me ushtrinë e Kosovës, sidomos në pjesën e furnizimeve me armatime të rënda, po ashtu edhe në aspekte të tjera të politikës të cilat kanë për qëllim afërsinë afrimin e Kosovës me politikat e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me gjeostrategjinë në Ballkan”, përfundoi Bedri Elezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat