Kosova dhe Ballkani Perëndimor në BE? Deputeti gjerman zbulon datën e afërt…

Politika

Kosova dhe Ballkani Perëndimor në BE? Deputeti gjerman zbulon datën e afërt…

Nga: H.Orana Më: 10 mars 2025 Në ora: 21:36
Ilustrim

Deputeti i rizgjedhur gjerman, Knut Abraham në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, i pyetur se ҫfarë hapash po ndërmerr Gjermania për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, ai thotë se, ‘një propozim konkret i politikave i mbështetur nga CDU dhe kancelari ynë i ardhshëm, Friedrich Merz është që të kemi një qasje integruese me dy hapa’.

“Duke qenë se jemi në kohë historike me sfidat më të mëdha të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, nuk kemi kohë për të humbur. Integrimi evropian duhet të jetë i lartë në axhendën e BE-së dhe Gjermania si shteti më i madh anëtar tani e mbështet këtë. Propozimi ynë: T'u ofrohen të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë që t'i bashkohen tregut të brendshëm të BE-së sapo të plotësohen reformat dhe zbatimi i kritereve të Kopenhagës, si sundimi i ligjit. Kjo do t'u mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Do të ishte një fitore e favorshme për të dy. Kosova do të ishte po aq e integruar sa Norvegjia sot”, vlerëson ai.

Image
Knut Abraham

Tutje, deputetje Abraham thekson se anëtarësimi në BE mund të vijojë më pas si hapi i dytë. Për ta arritur këtë brenda disa viteve të ardhshme, BE-ja duhet të caktojë një datë konkrete si objektiv.

“Disa vende anëtare të BE-së si Lituania kanë kërkuar tashmë datën 2030. Zgjerimi i madh kur 10 vende iu bashkuan BE-së në 2004 ndodhi pasi vendet anëtare të BE-së vendosën në 1999 në samitin e Helsinkit se ky ishte qëllimi i aspiruar. Pasi u caktua një objektiv, pasoi puna e vështirë, por negociatat mund të përfundonin brenda pak vitesh. Ka funksionuar më parë, mund të funksionojë edhe sot. Pas tronditjes së luftës në Kosovë të vitit 1999, liderët evropianë njohën momentin historik për të vepruar. E njëjta guxim dhe politikë vizionare e integrimit evropian duhet të ndiqet edhe sot. Qëllimi: përfundimi i negociatave për integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm BE-në 2028”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat