Opinionisti Fadil Maloku në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar aktualitetin në vend, se si po rrjedhin gjërat.
Ai thotë se nëse totalitarizmi i ri neoliberal fillon ta trajtoj Kosovën si një levë, duhet pa hamendje dhe me gjitha mjetet ta vonojmë këtë synim kobëzi e ambicie të gabuar e në disfavor të interesave afatgjata.
“Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal, (lexo: "izolacionist" e korporativ që ndërtohet me Donald Trump) fillon ta trajtoj Kosovën si një levë dukusuritjeje apo edhe si një lloj transaksioni e "këmbimi" bilateral të (ri)integrimeve të reja rajonale, atyre kontinentale, po edhe atyre globale, ku realisht do mund të cenoheshin rëndë interesat vitale kombëtare shqiptare, mendoj që duhet pa hamendje dhe me gjitha mjetet ta vonojmë këtë synim kobëzi e ambicie të gabuar e në disfavor të interesave afatgjata kombëtare!
Mirëpo, nëse ky lloj "koncesioni" a transaksioni vlerësohet unanimisht nga këndi i interesave vitale se është dobiprurës, është fleksibil e madje për imperativ e ka funksionalitetin, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të kombit shqiptar por edhe të partnerëve tanë strategjik, atëherë, ai duhet përkrahur pa asnjë rezervë... Ndërkaq, për t'i arritur këto objektiva historike dy shteteve shqiptare u duhet; ad hoc një "intervenim kirurgjik" mbi vetën e tyre, në mënyrë që të lirohen nga hipoteka e inferioritet, ndjenja e servilizmit dhe poltronizmit të shartuar gjatë dekadave nëpër kokat e politikanëve mediokër e poltron”, shpjegon ai.
Më tej, ai thotë se botën e stome po e udhëheqin interesat ekonomike dhe se bota po ndryshon e që edhe ne duhet ta ndjekim këtë ritëm, duke shktuar se miqët shkojnë e vijnë, interesat mbesin përjetësisht.
“Mjeshtria dhe urtësia e diplomacisë (efektive) dhe politikës sonë (pragmatike) qëndron mu në koherencën e avokimit të interesave tona nacionale në bashkërenditje me interesat e miqëve në rajon. Ndryshe, me lajka, poltronizëm e servilizëm të tepruar, nuk do mund t'i arrijmë këto objektiva. Botën e sotme, jemi dëshmitarë që po e udhëheqin ekskluzivisht interesat ekonomike (një lloj kapitalizmi korporativ!) që korespondojnë me ato gjeostrategjike. Bota po ndryshon me shpejtësi drite, andaj, edhe ne duhet ta ndjekim këtë ritëm...!
Miqët shkojnë e vijnë, interesat mbesin përjetësisht!
Ndryshe, do na mallkojnë brezat që po vijnë...”, thotë ai.