Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, tregon se në rrugët "B" dhe "C" filluan vendosjen e shportave të reja të mbeturinave.
"Shportat e vjetra, të dëmtuara do i zëvendësojmë, kurse do vendosim edhe në pjesë tjera të qytetit ku nuk ka pasur më parë", tha ajo.
Sipas saj kalimtarët tani do kenë më shumë vende për hudhjen e mbeturinave të xhepit.
"Vazhdojmë synimin e ngritjes së nivelit të pastërtisë dhe të mbrojtjes së mjedisit", shtoi ajo.