Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, kontraktori i Komunës prish një gyp

Prishtina

Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, kontraktori i Komunës prish një gyp

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se tri lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes.

Kjo për shkak të një defekti që ka ndodhur në një gyp në rrugën “Anton Santori”.

“Para pak çastesh ka ndodh një defekt i gypit të ujit DN 63 si dhe gypi i kanalizimit në rrugën ‘Anton Santori’ nga një kontraktor i komunës që po punon në rehabilitimin e rrugës.

Mbeten pa ujë: lagjja Qershia, Marigona 2 dhe Qëndresa”, tha KRU “Prishtina” në një njoftim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat