Komuna nënshkruan kontrata me 24 operatorë privatë – Rama: Nëse s’blejnë autobus të rinj u revokohen licencat

Prishtina

Komuna nënshkruan kontrata me 24 operatorë privatë – Rama: Nëse s’blejnë autobus të rinj u revokohen licencat

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontrata me 24 operatorë privatë të transportit publik. Përmes kësaj kontrate, këta operatorë obligohen që të blejnë autobusë të rinj brenda një viti, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca.

Kontrata tetëvjeçare, mes tjerash, përcakton që operatorët do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të krijojë një ekuilibër ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Ai ka theksuar se me këto marrëveshje “transformuese” për trafikun urban, standardi ndërmjet sektorëve do të jetë i barabartë, ndërsa nga 1 janari qytetarët do ta blejnë veç një biletë.

Kjo ditë shënon një transformim të trafikut urban, duke i nënshkruar 24 kontrata me sektorin privat. Prej sot e tutje, kontratat do t’i kenë tetëvjeçare. Këto kontrata u mundësojnë që të investojnë në autobusë të rinj. Kemi punuar shumë që ta krijojmë një sistem të ri dhe në mënyrë që qytetarët ta blejnë veç një biletë. Që nga 1 janari qytetarët do ta blejnë veç një biletë”, u shpreh Rama.

Kjo e krijon një ekuilibër dhe një baras-peshë të shërbimeve që do të ketë një ‘garë’ ndërmjet sektorit privat dhe publik në mënyrë që standardi të jetë i barabartë. Kontrata është njëvjeçare që t’i blejnë autobusët, në të kundërtën do t’u merret licenca”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat