Në 25 shkolla të kryeqytetit, 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe kanë filluar orën e leximit

Prishtina

Në 25 shkolla të kryeqytetit, 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe kanë filluar orën e leximit

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Në 25 shkolla të kryeqytetit, 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe kanë filluar orën e leximit, një iniciativë për të adresuar krizën e lexim-kuptimit tek fëmijët, bazuar në rezultatet e PISA.

The Library Project Kosova, financuar nga Kryeqyteti, ka trajnuar këta mësimdhënës me strategji moderne të lexim-kuptimit dhe i ka pajisur me libra për lexim të përbashkët, të cilin e zhvillojnë të paktën një herë në javë.

Ky program, i mbështetur në hulumtime shkencore, përmirëson kuptimin, zgjeron imagjinatën, pasuron fjalorin dhe motivon fëmijët të bëhen lexues të përhershëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës.

Përmes leximit të thellë dhe diskutimeve, nxënësit zhvillojnë aftësi kritike dhe janë më të entuziazmuar se kurrë për të lexuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat