Komuna e Prishtinës nesër do të bëjë inaugurimin e një sheshi të ri

Prishtina

Komuna e Prishtinës nesër do të bëjë inaugurimin e një sheshi të ri

Më: 12 mars 2025 Në ora: 22:45
Ilustrim

Komuna e Prishtinës nesër do të bëjë inaugurimin e një sheshi të ri 

Komuna e Prishtinës bën të ditur se të enjten, më 13 mars 2025, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të “Sheshit Erhard Busek” në sheshin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se ky shesh është një nderim për kontributin e jashtëzakonshëm të Erhard Busekut në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Ndryshe inaugurimi i sheshit do të bëhet në orën 11:00 në Sheshin e Bibliotekës Kombëtare, brenda Kampusit të Universitetit Publik të Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat