Përfunduan punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”

Prizreni

Përfunduan punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Përfunduan punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”

Kjo urë, e cila gjendet në një ambient mjaft të frekuentuar e në hyrje të Marashit, me plot gjelbërim e bukuri natyrore, për fat të keq kishte pësuar nga vandalizmi i personave të papërgjegjshëm.

Tani kemi bërë rregullimin e rrethojave të urës, duke përdorur elemente të metalit, gurit dhe drurit, ashtu siç e kërkon ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.

E dimë se ky intervenim ka marrë pak kohë, por kjo ka ndodhur për shkak se ura gjendet në qendrën historike të qytetit dhe për realizimin e këtyre punimeve na duhej të prisnim marrjen e lejeve të duhura nga institucionet përkatëse.

Gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat