Hasjanët duan funksionalizim të zyrave të lokale

Prizreni

Hasjanët duan funksionalizim të zyrave të lokale

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Ka kohë që banorët e fshatit Romajë të Hasit udhëtojnë për në Prizren për nxjerrjen e një dokumenti familjar. Zyra e vendit është vetëm një objekt i cili punon vetëm dy herë në javë. Ata po kërkojnë nga komuna që kjo zyrë të punojë çdo ditë. Nga komuna thonë se do ta kenë parasysh këtë çështje.

Romaja e Hasit është ndër fshatrat më të mëdha në zonën e Hasit. Në këtë fshat është e ndërtuar zyra e vendit, por ka një kohë të gjatë që nuk punon rregullisht. Qytetarët thonë se kjo zyrë hapet vetëm dy herë në javë dhe është e pamjaftueshme për t'i plotësuar kërkesat e banorëve.


“Rregull nuk ka sepse vjen një herë në javë. Duhet të shkojmë herë në Prizren e herë këtu”, thotë Destan Xhemëqenaj për RTK-ne.Nevojat më të mëdha për funksionimin e kësaj zyre janë gjatë verës , kur vjen diaspora.


“Na duhen dokumentat dhe ne presim ditën e mërkurë dhe të premten e nuk mund të nxjerrim ditëve të tjera dokumente e prandaj duhet të shkojmë në Prizren”, thotë Refki Qenaj.


 “Po, këtu mbyllur gjithmonë. Kam dashur të nxjerr certifikata e më është dashur të shkoj në Prizren”, tregon Besart Qenaj.

Kryetari i komunës Shaqir Totaj, u ka premtuar banorëve të kësaj zone se pas dëgjimit të halleve të tyre , të gjitha problemet do të parashihen në buxhetin e komunës.

“Me këtë buxhet që keni parë në letër nuk është final, por është draft preliminar. Pasi t’i dëgjojmë pjesët tjerë të Prizrenit pastaj shkojmë me prioritet”, thotë  Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit.

Vetëm fshati Romajë numëron rreth 500 shtëpi banimi. Të gjitha popullohen në stinën e verës kur bashkatdhetarët kthehen në vendlindje, ndërsa për sa kohë qëndrojnë këtu, kanë nevojë për të gjitha shërbimet komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat