Në Prizren u shënua “Dita e Dëshmorëve”, e me këtë rast u bë dhe zbulimi i bustit i Dëshmorit të Kombit, Xhevat Berisha, në shkollën e Tusuzit.
Kështu bëri të ditur deputetja Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook.
“Kjo datë është një moment i rëndësishëm për të kujtuar historinë dhe trashëgiminë e shtetit tonë si dhe është një mundësi për ta shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre”, ka shkruar deputetja.
“Lavdi e përjetshme heroit Xhevat Berisha, gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”.