Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga familjarët ka votuar në Qendrën e Votimit 2001 respektivisht në gjimnazin “Remzi Ademaj”.
Ai i ka bërë thirrje votuesve që ta kryejnë obligimin e tyre qytetar.
“Sot, unë dhe familja ime votuam, duke ushtruar të drejtën tonë për të ndikuar në të ardhmen e vendit tonë. Ftoj të gjithë qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë, sepse çdo votë ka peshën e saj në drejtimin që zgjedhim për Kosovën. Le ta bëjmë këtë ditë një moment shprese dhe përkushtimi për të ardhmen që duam!”, ka shkruar Totaj në rrjetet sociale.
Sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit, të drejtë vote kanë 182,939 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 10,019 votues ose 5.48%.