Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të mërkurën është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ekonomik Lokal, me ç’rast është diskutuar për çështjet kyçe që prekin zhvillimin ekonomik dhe komunitetin.
“Në fokus ishin plani buxhetor dhe investimet kapitale, masat për stimulimin e ekonomisë dhe punësimit, tarifat komunale për bizneset si dhe planifikimi urban për zonat afariste e industriale”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Aty theksohet se janë shqyrtuar edhe raporti mbi pronat komunale, cilësia e shërbimeve publike dhe rezultatet e anketës për klimën e biznesit në Komunën e Prizrenit.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësive për një ekonomi të gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim.Këto takime, sipas Komunës, synojnë ta forcojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat për zhvillimin e qëndrueshëm të Prizrenit.