25 Korrik 1998: Pamjet e Rahovecit ngjanin me ato të Vukovarit”. Me titullin “Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës” citohej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga një konferencë e zakonshme për shtyp e asaj kohe
Vizitë te “Shtëpia e Verës së Mirë – House of Good Wines” në Rahovec : “Aty ku malli dashuria për Kosovën tradita dhe pasioni bashkohen në një emër vendlindja ime”
RAHOVEC : Korrespondenti i gazetës Dielli në Kosovë, Behlul Jashari do të shkruante një vit më parë se në Rahovec në çdo fund Korriku, zhvillohen aktivitetet e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të Korrikut 1998”, organizuar nga Komuna.
Ndërkohë, që kolegu ynë nga Kosova, po në gazetën Dielli do të ri-sillte për shqiptarët e Amerikës një korrespondencë të tij , që i përkiste luftës, dhe ai e kishte mbuluar atë si gazetar i luftës në Kosovë.
Titulli i saj ka mbetur në mendjen time sa herë vizitojë Kosovën dhe Rahovecin :”Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, kishte raportuar para 24 vitesh, në korrik 1998, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si dhe për Radio Televizionin Shqiptar.
Kolegu i njohur për këto raportime të guximshme dhe profesionale tregonte se “Të dhëna dramatike për masakra në Rahovec – Bosnja po ndodh në Kosovë – Srebrenica në Rahovec”, jepte ai ndërsa citonte raportimet edhe në mbi titullin e kryetitullin e gazetës kosovare të rezistencës “Bujku”, të 22 Korrikut 1998, në ballinën e së cilës ishte edhe mbi titulli “Gjendje alarmante në Rahovec dhe rrethinë” dhe titulli “Të masakruar, të vrarë dhe të djegur”.
Ndërsa, në botimin e 25 Korrikut 1998 gazeta “Bujku” në ballinë kishte kryetitullin “Pamjet e Rahovecit ngjajnë me ato të Vukovarit”. Me titullin “Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës” citohej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga konferenca për shtyp. “Shumë të vrarë, të humbur pa gjurmë e të arrestuar”, ishte titulli nga informata për ngjarjet në Rahovec e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
. “Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit – Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën”, ishte mbi titull e titull tjetër në ballinën e gazetës, e cila theksonte edhe se letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë.
Rahoveci : Vendi i vreshtarisë dhe verës së mirë
Rahoveci, ashtu si e gjithë Kosova ka ndryshuar shumë. Shqiptarët e Kosovës, habitën botën, nga një milion të larguar me forcë nga ushtarët, paraushtarakët, milicia dhe policia e Millisheviqit, jo vetëm që u kthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara nga bombardimet dhe të plaçkitura, por i rindërtuan ato dhe i bënë më të bukura.
Kur viziton Kosovën e pas luftës mendon se këtu nuk ka pasur luftë, nga që nuk të sheh syri më ndonjë gjurmë djegje e shkatërrimi. E vetmja gjë që tregon se çfarë masakre dhe gjenocidi kanë bërë serbet ndaj shqiptarëve janë varrezat e dëshmorëve, lapidarët dhe shtatoret e tyre në çdo pëllëmbë të tokës dardane. Kosova ndoshta është vendi me më shumë varreza të dëshmorëve në botë. Nuk ka fshat, qytet apo komunë në Kosovë, pa një dëshmi të luftës për liri.
Rahoveci në historinë e Kosovës hynë se më 17 korrik te vitit 1998, aty filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe.
“Në luftimet mes UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe, u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betejat më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj”.
Sapo lë qytetin e Prizrenit, dhe merr rrugën përgjatë kufirit shqiptaro – shqiptar, për të dalë nga Kosharja, në të dy anët e magjistrales që lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Pejën, të bien në sy kudo memorialët e ngritura në të dy anët e rrugës, për të kujtuar e nderuar me pjetet të mëdha të gjithë ata djem e vajza që ranë dëshmorë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Komuna e Rahovecit më 11 Qershor shënon Ditën e Çlirimit, nga okupatori serb.
Në ditët e çlirimit por edhe në data të tjera përkujtimore, drejtuesit e pushtetit lokal dhe populli I këtyre anëve, bëjnë Homazhe dhe nderime pran lapidarëve dhe varrezave të Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, në memorialit të cilat janë vetëm me flamurin tonë kombëtar – flamurin kuq e zi, me shqiponjën me dy krena.
Rahoveci është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri ai kufizohet me Klinën, në anën tjetër me Suharekën, në pjesën jugore gjendet komuna e Prizrenit, ndërsa ne tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Gjakovës. Përafërsisht ,ka diku 276 km2 dhe është vendbanim i 76.577 banorëve, sipas statistikave të cilat mund të konsiderohen të fundit ato të vitit 2002.
Rahoveci, ndër të tjera thuhet se është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës.
Territori i komunës së Rahovecit, përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike, sidomos, për zhvillimin e bujqësisë dhe të agro-kulturës . Një pllajnajë e madhe ndoshta sa fusha e Myzeqes, shtrihet në pjesën qendrore të regjionit , ku në cdo “pëllëmbë” tokë shikon vetëm njerëz duke punuar, mbledhur prodhimet të mos i zërë bryma. Banorët e kësaj zone thonë se janë shumë punëtor dhe I punojnë vetë tokat e tyre.
Ky territor që përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione e këto janë: Rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Vendbanimet në komunën e Rahovecit janë të koncentruara në lartësitë mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore të bregut të lumit Drini i Bardhë) deri në 920 m. lartësi mbidetare që është i koncentruar vendbanimi i Zatriqit.
Për kah lartësia mbidetare këto vendbanime ndahen në luginore-rrafshirë, kodrinore dhe malore. Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lugina ose rrafshira janë këto : Xërxa, Fortesa, Gexha, Malësia e Vogël, Drinasi, Denji, Dabidoli, Çifllaku, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Retia.
Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lartësitë mbidetare prej 350 – 600 m qe i takojnë kategorisë së vendbanimeve kodrinore janë : Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhë, Kramoviku, Mrasori, Hoça e Madhe, Apterushë, Zaçishti, Patoçani i Ulët, Patoçani i Epërm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesë të reja të vendbanimeve të këtyre fshatrave u takojnë pjesës së kategorisë së luginave ose rrafshinave).
Vendbanimet malore që shtrihen në lartësitë mbidetare prej 600 – 1.000 metra janë : Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq.
Qyteti I Rahovecit, dallohet për shtëpitë e mbuluara me rrasa guri, cka të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një Berat të vogël të Kosovës. Në veri të saj ka dy fshatra me serb, të cilët jetojnë pa probleme .
Rahovecin, me ka qëlluar ta vizitojë në kohën e vjeljes së rrushit në ditët e fundit të gushtit dhe të fillim shtatorit, që janë edhe ditët më të bukura , me një qiell dhe ajër të pastër .
Dielli lindi mbi qytet dhe e përshkron qiellin deri në perëndim duke dalë sipër majave të larta të maleve ku ndahet kufiri shqiptaro shqiptar. Para, prej nga qyteti dhe deri në buzë mal, duken vetëm pllajat duke na shfaqur një luginë të bukur, e rrethuar me maja alpine. Ato janë të mbuluara me kurorat e vreshtarëve të pafund. Koha e mirë që ka mbretëruar ka lënë gjurmët e saj, prej nëpër majat e maleve, duke i dhënë peizazhit një pamje magjike, duke e harlisur së tepërmi gjelbërimin dhe vreshtarinë që këtë vit është shumë prodhimtare.
Një rrugë e drejtë çanë si të thuash mes përmes luginën nëpër dy anët e saj rrethuar kodrina dhe nga gjokse malesh te larta. Shumë shtëpi janë të vjetra dhe janë të mbuluara me tjegulla por ka edhe me rrasa guri gri dhe nga larg ngjajnë me shkëmbinj të latuar nga erërat.
Por, midis tyre, shfaqen shumë shtëpi të ndërtuara tani mbas çlirimit, dhe që kanë pamjen e vilave në Zvicër, apo Austri. Kur i pyet banorët e kësaj ane, për këto shtëpi apo për bizneset që janë duke lulëzuar ata të thonë se janë shtëpitë e biznese të njerëzve të kamur dhe që kanë punuar, ose në Amerikë, apo nëpër Evropë.
“Nuk ka më lumturi se të jetosh në vendin tëndë” na thotë një banor i Rahovecit, i cili tha se vjen çdo vit nga Gjermania në Rahovec.
“Shtëpia e Verës së Mirë – House of Good Wines” në Rahovec:” Aty ku malli dashuria për Kosovën tradita dhe pasioni bashkohen në një emër vendlindja ime!”
Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi – por tani “Shtëpia e Verës së Mirë – House of Good Wines” – Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj – është një histori suksesi – dhe më e madhja në Ballkan
Një vreshtar nga Rahoveci Smajl Latifi, shkruan në llogarinë e tij në facebook, se ka “Një lajm i mirë!
Ai thotë këtë vit bëhet pranimi i rrushit.
Në këtë vit dyert e bodrumit StoneCastle do të jenë të hapura për prodhuesit e rrushit.
“Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi pronari i nderuar i kompanisë prestigjioze StoneCastle, z. Rrustem Gecaj, dëgjoi zërin tonë dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës sonë dhe më gjerë.
Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, si për vreshtarët, verëtarët dhe për të gjithë bujqit, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës”.
Faleminderit i nderuar z. Rrustem Gecaj dhe kompanisë Stone Castle!
Urime për vreshtarët e Rahovecit! shkruan Smajl Latifi.
Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku shkroi në llogarinë e saj mbasi vizitojë kantinën e verës Stone Castele në Rahovec :
Baca Rrustem është patriot e zemërbardhë. Dashurinë dhe besnikërinë ndaj Kosovës e dëshmon çdo ditë, me vepra, jo me fjalë. Në fakt, baca Rrustë e ka mërzi me fol e qe besa edhe me e lavdërua e ka mërzi.
Sot përmes investimit në Stone Castle punëson rreth 400 qytetarë të Kosovës.
Oqeanin që e ndanë Kosovën dhe Amerikën nuk e ka leju asnjëherë me u ba pengesë. Baca Rrustë, me punë e djersë, dërgon çdo ditë ngapak Kosovë në Amerikë, dhe sjellë vazhdimisht ngapak Amerikë në Kosovë 🇽🇰❤️🇺🇸
Por, për ne që vijmë nga Amerika, apo Evrope dhe Australia, ka edhe diçka tjetër, nëse të bie rasti dhe ti nuk viziton djersën e mundin e bashkëkombësve të tu, ata që nga kurbeti bënë kaq shumë për vendlindjen e tyre, do të thotë : për mendimin tim se “nuk ke vizituar asgjë!”
Gjithashtu, për ne që vijmë nga SHBA, dhe i njohim mirë këta shqiptarë të Kosovës, kur vijmë në Kosovë, mahnitemi me atë se çfarë investimesh kanë bërë disa prej tyre në Kosovë – sidomos mbas clirimit dhe pavarësisë së saj.
Investime të tilla me shuma të mëdha, në Kosovë, pothuajse, shikon në cdo qytet, ku mërgimtarët kosovarë, kan derdhur mundin dhe djersën e tyre, duke bër investime gjigande dhe të suksesshme.
Rustem Gecaj me familjen e tij – pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e biznesit, mbas çlirimit të Kosovës – disa vite më parë vendosi të investojë edhe në vendlindje.
Ai është një nga shqiptarët e Kosovës, që ka bërë edhe një nga investimet më të mëdha, që ka një vlerë më shumë se 20 milion dollarë.
�Dhe, ajo është Kantina e verës Stone Castle, e Rustem Gecit, të cilën unë do ta quaja edhe “Kulla” e Rustem Gecit.
Pavarësisht, se ai e ka Kullën e tij historike, në Lluk e Ulët, kjo është një tjetër “kullë” burrash ku nuk ka ditë dhe darkë, që Rustem Geci , me bujarinë e tij , të mikpritjes, të mos pres miq, dhe dashamirë , deputet, kryetar partie, komandat të UCK-se, kryeministra, president, ministra, personalitete , veprimtar nga SHBA, Europa, nga e gjithë Kosova , Shqipëria, e trevat shqiptare.
�Rustem Geci , mbasi e privatizoi këtë industri të famshme të prodhimit të verës në vitin 2006, e modernizoi atë dhe e bëri këtë Kantinë verë të jetë më e madhja në Ballkan dhe një ndër më të mëdhatë në Europë.
Mirëpo , tani në afërsi të qytetit të Rahovecit duket se po merr “shtat” dhe të mahnit me pamjen e saj një nga hotelet resorët me te bukura dhe madhështore tw Kosovës: “Stone Castele Resort”
Dhe, ky hotel & resort mban “vulën” e investimeve të mëdha në Kosovë, patriotit e atdhetarit Rustem Geci, bashkatdhetari e veprimtari i madh i çështjes kombëtare, humanisti nga Lluka e Deçanit, i cili jeton dhe vepron në SHBA.
Mbas Kantinës së verës e cila është më e vjetra dhe më e madhe në Ballkan, dhe një ndër më të mëdhatë në Europë, Stone Castle, dhe pronari shqiptaro amerikan Rrustem Geci – ai po investon përsëri në zhvillimin e Kosovës me një investim të përmasave të mëdha - duke ngritur Hotel & Resort “Stone Castel” për të zhvilluar edhe më shumë industrinë e turizmit në Kosovë.