Pak ditë para martesës, një 29 vjeçar shkatërron çdo gjë.
Ai nën ndikimin e alkoolit bëri marrëdhënie seksuale me motrën e të fejuarës së tij.
Nuk shkoi gjatë dhe e fejuara e kuptoi tradhtinë e partneri të saj dhe motrës, me këtë rast merr vendim për anulimin e dasmës.
I riu tani po tenton ta rikthejë gruan ë ëndrrave të tij përmes këshillimit me “Dear Deider” të “The Sun”, transmeton "Bota sot".
Rrëfimi i plotë
“Dasma ime u anulua, pasi e fejuara zbuloi se kam kryer marrëdhënie seksuale me motrën e saj më të madhe.
Ishte tepër emocionuese të kërkohesh nga një grua tjetër.
Unë jam 29 vjeç dhe e fejuara ime është 28 vjeç. U fejuam gjatë Krishtlindjeve.
Ajo është e bukur, është e sjellshme, duket si e zhytur në mendime, e kujdesshme, pra me një fjalë grua e përsosur - prandaj e dija se duhet t’i propozoja.
Por pasi u fejuam fillova të tërhiqesha ndaj motrës së saj. Ajo është 31 vjeç, beqare dhe me shumë vetëbesim, pra shumë më tepër tipi im.
Rastësisht ne u takuam në një mbrëmje kur të dy kishim dalë jashtë. Dhe të dy tërhiqeshim nga njëri-tjetri.
I bleva asaj një pije dhe më pas filluam të kërcenim. Ajo po vallëzonte në mënyrë provokuese dhe më shikonte drejt e në sy - e dija se çfarë donte.
Unë menjëherë dola dhe ia bëra me shenjë që të më ndiqte, gjë të cilën e bëri pa hezitim. Pas pak minutash hipëm në një taksi dhe shkuam në një hotel ku kryem marrëdhënie seksuale.
Seksi me të ishte i mahnitshëm, shumë pasionant. Por kur u zgjova të nesërmen me të në shtratin tim, u trondita dhe ndihesha shumë në faj.
Ajo u zbeh dhe mezi tha një fjalë.
Disa ditë më vonë i dërgova kunatës një mesazh: ‘Ne nuk duhet ta bëjmë më kurrë, përndryshe Lauren do të shkatërrohet.’ Përgjigja e saj më shkatërroi mua, sepse shkroi: ‘Shumë vonë’.
Një nga miqtë e Lauren kishte qenë në klub atë natë, megjithëse asnjëri prej nesh nuk e kishte parë. Kur na kishte parë që po largoheshim së bashku, ajo i tha Lauren, e cila kishte pyetur motrën e saj se çfarë kishte ndodhur.
Më zuri paniku dhe e thirra, duke i kërkuar falje. Por ajo e kishte anuluar dasmën tonë dhe thotë se nuk ka të ardhme për ne, sepse kurrë nuk do të mund të më besonte përsëri.
A duhet ta pranoj që ka mbaruar çdo gjë mes nesh? Apo të luftoj derisa të bindet se e kam kuptuar gabimin dhe se diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë?”.
“Dear Deidre” thotë:
“Pija mund ta bëjë këdo të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, mirëpo nuk është për t’u habitur që e fejuara juaj ju ka braktisur: dy njerëzit më të afërt të saj e kanë tradhtuar!
Do të duhej të mësonit nga ky gabim dhe të kuptonit se deri ku i keni kufijtë kur bëhet fjalë për alkoolin.
Mund ta pyesni edhe një herë ish-partneren për një shans tjetër, por nëse ajo është e vendosur, ju duhet të respektoni dëshirat e saj.”/BS