Këshilltarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të votojnë të martën për njerëzit e parë që do marrin vaksinën e koronavirusit pasi të merret autorizimi i përdorimit emergjent.
Komiteti Këshillimor i CDC-së ka planifikuar një takim urgjent për të diskutuar ndarjen e vaksinave Covid-19, sipas një dokumenti të marrë nga CNN.
Anëtarët e komitetit do të diskutojnë se kush duhet të jetë në grupin e pare që do vaksinohet. Draft rekomandimet kanë sugjeruar që punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të jenë në grupin e ndarjes së vaksinave 1a.
Anëtarët e tjerë të mundshëm të grupit: njerëzit që kanë më shumë gjasa të infektohen, përhapin dhe zhvillojnë sëmundje të rënda nga virusi siç janë banorët e shtëpive të të moshuarve.
Këshilltarët gjithashtu do të diskutojnë se si të monitorojnë sigurinë pas ndarjes së vaksinës.