Si zbulohet Covid-19 nga shenjat në lëkurë dhe gishtat e këmbës!

Shëndetësia

Si zbulohet Covid-19 nga shenjat në lëkurë dhe gishtat e këmbës!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Prej disa kohësh tashmë, është vënë re se përpos simptomave të njohura nga të gjithë, Covid-19 ka dhe efekt të tjera në trup, përfshirë këtu dhe disa shenja të pazakonta në lëkurë.

Tek fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë të veçantë janë vënë re skuqje e acarim i lëkurës, puçra e mavijosje. Por ndërkohë, mjekët spanjollë kanë diktuar edhe një shenjë tjetër: skuqje dhe acarim tek gishtat e këmbës, shoqëruar edhe me flluska veçanërisht tek më të vegjlit, të cilat zgjasin për disa ditë. Mjekët vetë shprehen të befasuar nga pasojat e shumta në lëkurë që krijon koronavirusi.

Shenjat në gishtat e këmbës, në disa raste, nuk janë shoqëruar me simptoma të tjera. Ndryshime në lëkurë prej Covid 19 janë parë edhe në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me Covid-19.

Skuqjet e lëkurës apo forma të tjera dermatiti nuk janë të rralla në rastet e sëmundjeve virale – shpesh ato nuk janë pasojë direkte por indirekte e infeksionit, për shembull kur sistemi imunitar reagon ndaj virusit ose për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak që shkakton dëmtime në lëkurë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat