Sipas studimit të botuar në Nature Metabolism tregoi se aktivitetet fizike gjatë shtatzënisë mund të sjellin benefite në procesin e gjidhënies.
Studimi përfshiu 150 gra shtatzëna duke përcjellur aktivitetet gjatë dhe pas shtatzënisë shkruan VeryWellFamily.
Gratë, të cilat kishin realizuar më shumë aktivitete fizike kishin një përmbajtje të lartë të oligosakarid 3-sialyllactose (3SL) që gjendet në qumështin e gjirit.
Në lidhje me 3SL, ka treguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila tutje ka rekomanduar që të paktën gjashtë muajt e parë të bebit ta ushqeni me qumësht gjiri.
OBSH thekson se qumështi i gjirit është ushqim ideal për bebet dhe përmban antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen e sëmundjeve të zakonshme të fëmijërisë.
Benefitet janë edhe te nënat, pasi gjidhënia zvogëlon shanset për kancerin e gjirit dhe vezoreve, tregon OBSH-ja.