Psikologia nga Harvardi e tregon trukun që ju ndihmon të ndjeheni më pak të shqetësuar

Shëndetësia

Psikologia nga Harvardi e tregon trukun që ju ndihmon të ndjeheni më pak të shqetësuar

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:17
Foto Ilustrim

Susan David, psikologe në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe autore e librit “Emotional Agility”, ka folur për rëndësinë që ka etiketimi i saktë i emocioneve

Kur ajo punon me klientë, ata gjithmonë i thonë se ndjehen të stresuar, p.sh., ajo i pyet: Cilat janë dy mundësi tjera?

Këtë e bën në kuptimin se cilat janë dy mundësitë tjera për mënyrën se si ndjeheni? Është ekuivalentja e pyetjes që ia bëni fëmijës kur ndjehet i lodhur apo me marramendje – a jeni të zhgënjyer? Të mërzitur? Vetëm atëherë mund të bëni që të ndjeheni më mirë.

Image

Në rastin e të deklaruarit se jeni të stresuar, David thotë se problemi nuk është gjithmonë si pasojë e menaxhimit të kohës. Kërkoni më thellë, thotë ajo, ndoshta jeni të zhgënjyer me vendimet që i keni marrë në karrierë dhe kjo është arsyeja se përse ndjeheni të stresuar.

David ka treguar përfitimet e asaj që psikologët e quajnë “grimcimi emocional”, ose ndryshe hulumtimi super-specifik për ndjenjat që i keni.

Në qershor të vitit 2016, psikologia Lisa Feldman Barret kishte publikuar një opinion në The new York Times rreth grimcimit emocional, koncept që ajo dhe bashkëpunëtorët e saj e kishin studiuar hollësisht.

Hulumtimi i Barret kishte sugjeruar se emocionet e vazhdueshme negative nuk janë gjithmonë të këqija – të paktën përderisa mund të punoni në mënyrën që të kuptoni se çfarë saktësisht është ajo që po e përjetoni.

Barret shkruan se grimcimi emocional është i rëndësishëm sepse në thelb truri i konstrukton qëndrimet tona emocionale, pjesërisht duke u bazuar në atë se si i përshkruajmë ne. Prandaj, kur përdorni fjalë të ndryshme për të përshkruar përvoja të ndryshme emocionale, ju i jepni vetes mjetet e duhura për t’i bërë ballë çdo situate të vështirë.

David thotë se ky fenomen është shembull i asaj se si duhet ta njohim veten nëse do të jemi njerëz punëtorë dhe të suksesshëm. Nuk është vetëm rreth asaj të qenit mirë me, siç e quan ajo, “botën fizike” – me menaxhim të kohës dhe leximin e raporteve. Kjo është gjithashtu për të mësuar se si ta menaxhoni vetveten.

Përderisa ne nuk jemi të aftë të kultivojmë efektivitet të brendshëm me emocionet dhe mendimet tona rreth emocioneve, asnjëherë nuk do të mundemi të jemi efektivë.

Këtë mund ta filloni duke dëgjuar dhe duke u angazhuar në dialogun e brendshëm që fillon me pyetjen e dy mundësive tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat