Ngrënia e një molle para vaktit bën të mundur që të pastrohet sistemi tretës....
Molla pastron organizmin
Molla është e pasur me fibra të tretshme e të patretshme (të shkëlqyera për kalimin e ushqimit). Ngrënia e një molle para vaktit bën të mundur që të pastrohet sistemi tretës. Mbrojtja e krijuar nga fibrat që të kapen kolesteroli, sheqernat dhe toksinat e ushqimit.
Molla është hidratuese
Molla përmban 85% ujë. Kësisoj, molla ndihmon për hidratimin e organizmit.
Molla shuan urinë
Molla është e pasur me ujë, ajër, fibra. Ajo e mbush, pra, mirë stomakun. Një mollë në fillim të ngrënies bën të mundur, pra, që të jeni më pak të uritur, të hani më pak gjatë vaktit e të hani më pak midis vakteve.
Molla ka një indeks të ulët glicemie, gjë që bën të mundur të hani më pak ushqim gjatë ditës.
Ngrënia e një molle bën të mundur që të konsumoni më pak kalori. Gjatë çerekut të parë të ngrënies konsumohet gjysma e kalorive, prandaj është mirë të hahet një mollë me pak kalori në fillim të vaktit. Ngrënia e një molle në fillim të vaktit e ul me 15% marrjen e kalorive.
Molla siguron një tretje të mirë
Molla ka një pH ideal (rreth 3,8), që ndihmon për një tretje të mirë të ushqimit. Ngrënia e mollës përpara vaktit ndihmon tretjen.