Gratë shtatzëna me koronavirus, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme

Shëndetësia

Gratë shtatzëna me koronavirus, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19 kanë më shumë mundësi të sëmuren rëndë nga virusi ose të bëjnë lindje të parakohshme, sipas disa raporteve të bëra publike nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Megjithëse rreziku i përgjithshëm humbjes së jetës mbetet i ulët. 

Studiuesit e CDC zbuluan se gratë shtatzëna me koronavirus kanë më shumë mundësi të kenë nevojë për kujdes intensiv dhe ventilim sesa gratë e infektuara por që nuk janë shtatzëna.

Një raport tjetër zbuloi se shkalla e lindjes së parakohshme, kur një fëmijë lind para 37 javësh të shtatzënisë, është 12.9% në mesin e grave me koronavirus, krahasuar me 10.2% në mesin e popullatës së përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat