Kungullesha është një ndër perimet që mund të përdoret në receta të ndryshme ta ziejmë, ta pjekim në zgarë, ta mbushim por edhe ta bëjmë smothi. Jenn Tanenbaum, themelues i firmës për porositjen e recetave dhe përbërësve për smoothie “Green Blender” – na sugjeron që ta bluajmë në blender. Ne po japim edhe sugjerimet pse duhet përdorur.
1. Kungullesha është e pasur me fibra
Kungullesha është e pasur me fibra dhe vitamina dhe ka shije neutrale, e cila mund të përshtatet në çdo smoothie.
Provoni kombinimin e kungulleshës me xhenxhefil, portokall dhe shafran, apo kombinoni me boronica dhe acai bathëza për shije tropikale.
2. I bën mirë shëndetit të trurit
Anët pozitive të kungulleshës janë shumë më tepër se vetë shija.
Është e pasur me mangan, të cilin nuk do ta gjeni në mish apo në produktet e qumështit. Ai është i shkëlqyeshëm për kujtesën dhe për shërimin e plagëve.
3. Më shumë krem nga banania
Herën tjetër kur të dëshironi të shtoni ndonjë përbërës krematoz në smoothie, mos e përdorni bananen por përdoreni kungulleshën. Kungullesha është e varfër me sheqer, ndërkaq e pasur me kalium, vitaminat A dhe C dhe me fibra.
Fibrat e bëjnë smoothien tuaj edhe më të shëndetshëm dhe bashkë me to i japin shije të pasur.
4. Është e mirë për sytë tuaj
Kungullesha që ka ngjyrë të verdhë është dobishme për sy, sepse përmban luteinë dhe zeaxanthinë, antioksidanse të cilat janë të mira për shëndetin e syve.
Antioksidanset janë të përqendruara në lëvoren e kungulleshës, prandaj përdoreni të gjithën – bashkë me farat, lëvoren.
5. Është e pasur me thartirë folike
Një filxhan kungulleshë përmban 35 mikrogramë (rreth 9% të dozës së rekomanduar ditore), thartirë folike, e cila ndihmon në lëvizshmërinë e spermës dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundja e kancerit të zorrës së trashë dhe nga pika në tru.
Kombinoni me artikujt e tjerë të pasur me thartirë folike, siç janë papaja, mjedra dhe spinaqi – për racion të shijshëm dhe të shëndetshëm.