Harvard 'zbulon' vaksinën 100% efektive kundër kancerit

Shëndetësia

Harvard 'zbulon' vaksinën 100% efektive kundër kancerit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Studiuesit nga Instituti Wyss i Harvardit në Universitetin Harvard në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar dhe po testojnë një vaksinë revolucionare, të personalizuar kundër kancerit agresiv.

E quajtur vaksinë “e implantueshme”, me madhësinë e një pilule, ajo vendoset afër vendit të tumorit dhe parandalon kimioterapinë në të gjithë trupin. Dhe sapo të aplikohet, ajo riprogramon sistemin imunitar për të sulmuar qelizat kancerogjene, jo vetëm në atë vend, por në të gjithë trupin.

Vaksina e re bazohet në biomateriale dhe kombinon kimioterapinë dhe imunoterapinë për të trajtuar tumoret rezistente. Kjo vaksinë u testua tek minjtë dhe “100% e tyre mbijetuan”, shkruan faqja në internet e Universitetit të Harvardit. Hulumtimi u botua në Nature Communications.

E zhvilluar për herë të parë në vitin 2009, vaksina e kancerit ka treguar premtime të mëdha në trajtimin e kancereve të ndryshme në minj dhe është eksploruar në provat klinike për trajtimin e melanomës në Institutin e Kancerit Dana Farber.

Ekipi vazhdon të eksplorojë kombinimin e kimioterapisë me vaksinat e kancerit dhe shpreson të përmirësojë efikasitetin kundër kancerit për modelet e tjera të kancerve të vështirë për t’u trajtuar. Gjithashtu ai shpreson të bëjë studime të ardhshme për të kuptuar më shumë dhe për të optimizuar sistemin në mënyrë që ai të kalojë në testimin para-klinik dhe ndoshta tek pacientët njerëzorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat