Lufton inflamacionin dhe sëmundjet – Kjo është substanca çudibërëse e cila ndodhet në këto perime

Shëndetësia

Lufton inflamacionin dhe sëmundjet – Kjo është substanca çudibërëse e cila ndodhet në këto perime

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Kapsicina, substanca që mbron shëndetin nga sëmundjet.

Kapsicina shërben si antioksidant i fuqishëm që lufton inflamacionin dhe shkatërron mikrobet

Kjo e bën atë tepër të çmuar në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit

Kapsicina ka një reputacion të shkëlqyer kundër dhimbjeve, madje përdoret nga industria farmaceutike për kremëra dhe tretësira kundër artritit.

Sa i përket shëndetit të zemrës, disa studime kanë sugjeruar se konsumi i rregullt i specit të kuq djegës ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe pengon trombozën.

Pavarësisht gjetjeve premtuese, ekspertët rekomandojnë kryerjen e testeve klinike për të përcaktuar sasinë, formën, frekuencën e konsumit dhe llojin e specit djegës që duhet konsumuar për të marrë prej tij të gjitha këto përfitime.

Veç të tjerash, në studim theksohet se konsumi i ushqimeve me nivele të larta të kapsicinës mund të jetë acarues për gojën, stomakun dhe zorrët.

Ky acarim mund të shkaktojë të vjella dhe diare ndërsa nuhatja e kapsicinës ose produkteve të saj shkakton kollë, vështirësi në frymëmarrje, lotë, të përziera, madje edhe verbëri të përkohshme, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, njerëzit këshillohen që të mos e teprojnë me konsumin e specave djegës dhe ta përfshijnë atë në një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Speci djegës mund të përdoret si zëvendësues i kripës, mund të përfshihet në shumë gatime të shijshme e të shëndetshme.

Për ata që kanë tolerancë të ulët ndaj djegësisë, ekspertët këshillojnë që të përzieni specin djegës me yndyrna të shëndetshme si avokado apo arrorët sepse kapsicina tretet në yndyrë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat