Ndër simptomat më të zakonshme të shtatzënisë janë vonesat në ciklin menstrual, gjoks i butë dhe lodhja.
Mirëpo, gratë që janë shtatzëna përjetojnë një mori simptomash përtej simptomave të lartpërmenduar shkruan Healthline.
4 simptomat e mëposhtme mund t’ju paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme:
-Keni shkarkim vaginal: Gratë shtatzëna përjetojnë shkarkim vaginal në fillim të tremujorit të parë dhe përgjatë shtatzënisë.
-Ndryshon temperatura e trupit tuaj: Pas ovulimit, zakonisht në mëngjes mund të vëreni se temperatura e trupit është ngritur.Nëse kjo temperaturë qëndron për më shumë se dy javë atëherë jeni shtatzënë.
Keni dhimbje koke dhe ngërçe: Ndryshimet hormonale mund të jenë shkaktarët e dhimbjes së kokës.Ndërkohë, disa gra mund të përjetojnë ngërçe në pjesën e poshtme të stomakut, kurse në disa raste edhe urinim të shpeshtë.
-Mund të keni djegësim: Hormonet ndryshojnë trupin tuaj përgjatë shtatzënisë.Kjo përfshinë dhe valvulën mes stomakut dhe ezofagut, e cila mund të shkaktojë urth.Për këtë arsyje mundoheni që të konsumoni sasi të vogla të ushqimit, dhe të hani shpesh.