Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme që ka efekte të fuqishme në disa sisteme të trupit. Ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina D funksionon si hormon – dhe çdo qelizë e vetme në trupin tonë e ka një receptor për të.
Trupi e prodhon atë nga kolesteroli, kur lëkura i ekspozohet dritës së diellit. Kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime si peshk dhe produkte të qumështit – edhe pse është e vështirë që ta merrni nga ushqimet.
Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës D është rreth 400-800 njësi (IU), por shumë ekspertë thonë se duhet të merrni më shumë se kaq.
Vlerësohet se mungesa e kësaj vitamine është shumë e zakonshme te njerëzit. Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë nivele të ulëta të kësaj vitamine në gjak. Sipas një studimi të kryer më 2011, 41% e të rriturve në SHBA kanë mungesë të kësaj vitamine.
Këta janë 7 faktorët kryesorë të mungesës së vitaminës D
Të kesh lëkurë të errët
Të jesh i moshuar
Të jesh me mbipeshë ose obez
Të mos hash peshk
Të jetosh larg ekuatorit ku ka më pak diell
Të përdorësh gjithmonë krem kundër diellit kur dilni jashtë
Të qëndrosh më shumë brenda
Njerëzit që jetojnë afër ekuatorit dhe dalin shpesh në diell kanë më pak gjasa të kenë mungesë të vitaminës D, pasi lëkura e tyre prodhon mjaftueshëm vitaminë D për t’i përmbushur nevojat e trupit.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se kanë mungesë të kësaj vitamine, pasi simptomat janë në përgjithësi delikate. Mund të mos i vëreni lehtë, edhe nëse kanë efekt të dukshëm negativ në kualitetin e jetës tuaj.
Këto janë 8 shenjat që tregojnë se keni mungesë të madhe të vitaminës D
Të ftohesh dhe infektohesh shpesh
Të ndjesh lodhje dhe këputje
Dhimbje shpine dhe të eshtrave
Depresion
Plagë që shërohen ngadalë
Dobësim i eshtrave
Humbje të flokëve
Dhimbje të muskujve
Nëse po i përjetoni të gjitha këto, ju udhëzojmë të shkoni dhe të bëni një test të vitaminës D, për të parë nëse keni pamjaftueshmëri apo mungesë të madhe të saj. Konsultohuni me endokrinologun për terapinë e vitaminës D.