Edhe pse spinaqi nuk ka aftësinë t’ju bëjë të pathyeshëm siç tregohet në filmat me kartonë, ai ka vlera të larta ushqimore. Në rast se nuk jeni konsumues i spinaqit, duhet ta fusni menjëherë në dietën tuaj të përditshme, pasi përfitimet shëndetësore janë të shumta.
Megjithatë për të vjelë këto përfitime duhet ta konsumoni në mënyrën e duhur, përndryshe mund t’ju helmojë. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, si vitamina A, B, C, E, hekur acid folik, potasium dhe magnez.
Është burim i luteinës dhe zeaksantinës, që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.
Megjithatë problemi ndodh kur spinaqi ri-ngrohet. Kur ekspozohet në temperatura të larta, nitratet kthehen në nitrosamina, që janë kancerogjene. Prandaj mos e ri-ngrohni kurrë spinaqin një ditë më pas. Sigurohuni që ta konsumoni të freskët dhe nëse ju ka tepruar pak gjellë, hajeni të ftohtë, është njësoj e shijshme.