Kapsllëku është një ankesë e zakonshme gjatë shtatzënisë, që do të thotë se pyetjet në lidhje me përdorimin e laksativëve gjatë shtatzënisë janë të shpeshta.
Nëse jeni duke përjetuar kapsllëk, mund të gjeni disa nga sugjerimet natyrore për lehtësimin e kapsllëkut, të tilla si të hani më shumë ushqime me fibra të larta dhe të pini më shumë ujë, mirëpo nuk funksionojnë në këtë fazë, shkruan American Pregnancy Association.
Andaj, nëse jeni duke menduar të përdorni laksativë gjatë shtatzënisë për të lehtësuar shqetësimin tuaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të informoheni për kursin më të sigurt për të ndjekur kur përdorni laksativë në këtë kohë.
A janë të sigurt laksativët gjatë shtatzënisë?
Gjithmonë është më mirë të provoni metodat natyrale të lehtësimit të kapsllëkut para se të vendosni të merrni ndonjë ilaç.
Nëse asnjë nga këto ilaçe natyrore duket se nuk ndihmon, mjeku juaj mund të sugjerojë marrjen e një laksativi të butë.
Një laksativ i butë, që konsiderohet i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë, është hidroksidi i magnezit.