Nëse veshkat janë në rrezik, trupi do ju japë këto 8 shenja

Shëndetësia

Nëse veshkat janë në rrezik, trupi do ju japë këto 8 shenja

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një nga organet më të rëndësishme të njeriut janë veshkat. Ato filtrojnë 110-140 litra gjak çdo ditë, duke lejuar trupin që të funksionojë siç duhet.

Ato janë të domosdoshme për mbajtjen stabël të gjakut, për të parandaluar grumbullimin e lëngjeve të tepërta dhe mbetjeve në trup. Mbajnë nivelet elektrolite të qëndrueshme, ndihmojnë kockat të jenë të forta, prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut, si dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Nëse veshkat janë të dëmtuara, atëherë shëndeti juaj është i kërcënuar. Që të keni një trup të fortë dhe të shëndetshëm, është shumë e rëndësishme të njihni shenjat e dëmtimit të veshkave. Simptomat më të zakonshme janë:

Ënjtje – Veshkat nuk janë në gjendje të largojnë lëngjet e tepërta nga trupi nëse nuk funksionojnë siç duhet. Kjo mund të çojë në ënjtje të duarve, fytyrës, këmbëve, kyçeve, shputave. Pra një ënjtje e papritur mund të jetë shkak i mosfunksionimit të veshkave.

Ndryshime në urinim – Ndryshimet në urinimit mund të jetë një sinjal i hershëm paralajmërimi i mosfunksionimit të veshkave:

– Vështirësi në urinim.

– Urina mund të përmbajë gjak.

– Urinim me urinë me ngjyrë të errët, në sasi të vogla dhe jo shumë shpesh.

– Urinim me urinë me ngjyrë të zbehtë në sasi të mëdha ose shpesh.

– Urinë e shkumëzuar

Acarim i lëkurës – Mosfunksionimi i veshkave mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose kruajtje, për shkak se nuk janë në gjendje të largojnë papastërtitë nga gjaku. Lëkura irritohet dhe bëhet e thatë. Kremrat e ndryshëm mund të qetësojnë sipërfaqen, por nuk zgjidhin problemin.

Lodhje – Hormoni i quajtur EPO ose erytropoietin prodhohet kur veshkat janë të shëndetshme. Ky hormon është përgjegjës që qelizat e kuqe të gjakut të mbartin oksigjenin. Nëse veshkat janë të dëmtuara, numri i qelizave të kuqe të gjakut që mbartin oksigjenin pakësohet duke bërë që  truri dhe muskujt të lodhen më lehtë dhe më shpejt. Kjo çon dhe në anemi.

Gulçim – Gulçimi mund të shkaktohet edhe nga dëmtimet në veshka. Trupi ka “uri” për oksigjen. E gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së oksigjenit në qelizat e gjakut.

Shije metalike në gojë – Kjo ndodh kur papastërtitë grumbullohen në gjak. Ndryshime në preferencat e ushqimit ose humbje e papritur e oreksit mund të jenë shenjë e dëmtimit të veshkave.

Dhimbje – Dhimbje në shpinë ose në anën e veshkës së dëmtuar. Gurët në veshka dhe infeksionet e veshkave zakonisht shkaktojnë spazma dhe dhimbje të forta.

Probleme me përqendrimin dhe marrje mendsh – Kur truri nuk merr oksigjen mjaftueshëm arrihet në një gjendje të njohur si anemi dhe kjo është e lidhur me dëmtimin e veshkave. Më pas vijnë probleme me përqendrimin, marramendjen dhe madje humbje të kujtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat