Jeni të lodhur dhe të dërrmuar dhe nuk keni aspak vullnet? Atëherë ju paraqesim lëngun e shëndetshëm. Lëngu i përgatitur në këtë mënyrë duhet të shpërndahet në shishe të vogla dhe ta konsumoni në mëngjes në lukth të zbrazët. Ta pini nga një gjysmë gote.
PËRBËRËSIT
1 kilogram panxhar; - lëngun e një limoni; - gjysmë kilogram karota; - 3 portokaj; - 3 mollë; - 1 kilogram mjaltë.
PËRGATITJA
Panxharin, karotat dhe mollët i pastroni dhe më pas i vendosni në blender. Limonin, portokajtë i qëroni, dhe i shtoni në blender. Pasi të jenë përzier do të fitoni një lëng, të cilin duhet ta vendosni në një gotë të thellë, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë gjithçka.