Sheqeri ka të njëjtin efekt në tru si disa drogat e forta, që do të thotë se mund të shkaktojë shumë dëshirë për konsum dhe abstinencë, kështu që trajtimi i varësisë është i nevojshëm.
Reduktimi ose zvogëlimi i sheqerit mund të çojë në depresion madje edhe në çrregullime të sjelljes të tilla si ADHD, ose çrregullime të hiperaktivitetit
Shkencëtarët janë veçanërisht të shqetësuar për konsumin e sheqerit në Britani të Madhe, veçanërisht në mesin e fëmijëve.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Publik në Angli, përdorimi mesatar i sheqerit është tre herë më i madh se ajo e përshkruar, e cila nxit obezitet, prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e zemrës.
Sipas mendimit të shkencëtarëve, sheqernat e rafinuara dhe drogat shkaktojnë një reagim të ngjashëm të trurit, dmth. në të dyja rastet vie te lirimi i dopaminës dhe kimikateve të tjera që shkaktojnë kënaqësi.
Por, teksa na mësohemi me këtë ndjenjë, ndiejmë nevojë për më shumë dhe më shumë sasi për të fituar atë ndjenjë kënaqësie.