Sipas një studimi të ri, fusha elektromagnetike që shkaktohet nga telefoni nuk përbën asnjë rrezik për zhvillimin e fetusit. Madje të dhëna të reja shprehin se celularët smartphone kanë një impakt pozitiv të fetusi.
Kërkimet tona tregojnë se përdorimi i telefonave celular përpara lindjes mund të ketë një impakt pozitiv, është shprehur Jan Alexander, studiues i Institutit të Shëndetit Publik në Norvegji.
Më specifikisht përdorimi i telefonit gjatë shtatzanisë shoqërohej me uljen e rezikut për problemet gjuhësore të fëmijës pas moshës 3 vjeçare.
Rezultatet e ketij studimi sfidojnë ato të shumë studimeve të tjera të cilat e kanë lidhur përdorimin e celularit nga nëna gjatë shtatëzanisë me çrregullime të sjelljes te fëmijët.
Alexander dhe kolegët e tij mblodhën të dhëna nga 45389 nëna e foshnje duke ndjekur progresin e tyre nga java e 17 e shtatëzanisë deri kur femijët mbushën 5 vjeç.
Gjatë javës së 17 deri në javën e 30 të shtatëzanisë nënat raportuan se sa shpesh e përdornin celularin dhe kur fëmijët arritën në moshën 3 deri në 5 vjeçe studiuesit vlerësuan zhvillimin e tyre.
Studimet treguan se fëmijët e lindur nga nëna te cilat kishin përdorur telefonin gjatë shtatëzanisë kishin një rrezik 33% më të ulët për vonesë gjuhësore në moshën 3 vjeçare.