1-Shumica e rrjedhjeve të gjakut nga hunda shkaktohen nga futja e gishtave në hundë. Trauma të tjera, të tilla si shfryrja e hundëve me shumë forcë, ose një goditje me top, gjithashtu mund të shkaktojnë rrjedhje të gjakut.
2- Spërkatja jashtë vendit të duhur ndonjëherë është për t’u fajësuar. Pacientët me alergji që spërkasin me solucion në septum, në vend se në zgavrën e hundës mund të kenë probleme.
3- Tharja ka tendencë të jetë një problem në dimër, kur ngrohja qendrore mund të thajë mukozën e hundës dhe ta bëjë atë të prirur për plasaritje.
4 -Lagështia shëron dhe parandalon shumicën e gjakrrjedhjeve në hundë. Një spërkatje me ujë me kripë mund të përdoret deri në tre herë në ditë.
5-Nëse rrjedhjet e gjakut janë të rënda ose të shpeshta, mund të keni një enë gjaku të dëmtuar. Nëse është kështu, mjeku juaj mund të ndërhyjë.
6-Disa barna, sidomos hollues të gjakut, mund të shkaktojnë rrjedhjen e gjakut nga hundët.
7-Mënyra më e mirë për të ndalur rrjedhjen e gjakut nga hundët është që të shtypësh fort dhe të anosh përpara për 10 minuta. Kjo inkurajon mpiksjen.
8- Shkoni tek urgjenca, nëse ende keni një problem pas 20 minutash, nëse jeni duke humbur shumë gjak ose keni vështirësi në frymëmarrje.
9 – Nëse asnjë nga trajtimet nuk ndihmon, mund të duhet të takoni një specialist. Mjeku juaj mund t’ju referojë në spitalin e veshit, hundës dhe fytit për kontrolle të mëtejshme.
10- Një herë që gjakrrjedhja është lehtësuar, mos u sforconi. Mos e shfryni hundën, mos ngrini pesha të rënda, mos bëni stërvitje me tepri, mos pini alkool apo pije të nxehta. Për të ulur trysninë përpiquni të teshtini me gojën hapur.