Një studim ka nxjerrë në përfundim se përdorimi i maskës së njëjtë është më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare.
Vënia e maskës së njëjtë disa herë është më e rrezikshme sesa mosvënia e maskës, raporton “DailyStar”.
Një studim i ri ka mbikëqyrur efikasitetin e maskave të zakonshme kirurgjike me tri shtresa.
Ata kuptuan se maska pas vënies së parë, do të filtroj rreth tre të katërtat e baktereve.
Mirëpo pas përdorimit të dytë apo të tretë ato filtrojnë vetën një të katërtën e tyre.
Maskat bëhen më të deformuara pas çdo përdorimi, dhe kjo do të thotë se do jetë e vështirë që ajo të ngjeshët në fytyrë në mënyrën e duhur që duhet për të mbrojtur nga bakteriet.
Disa thonë se vënia e maskës së përdorur është më mirë sesa mosvënia, por shumica e shkencëtarëve nuk e mbështesin këtë ide.
Bakteriet që mund të mbeten të ngjitura në maskë, në përdorimet e tjera vetëm sa do të depërtojnë brenda jush.