Megjithëse disa gra na tregojnë se flokët e thinjura janë tërheqëse dhe madje edhe një shenjë dallimi, jo të gjithë mendojnë se duken mirë me to dhe fillojnë të kërkojnë mënyra për t’i maskuar ato.
Por arritja e këtij qëllimi kërkon përdorimin e kimikateve që dëmtojnë lëkurën dhe thajnë flokët, si dhe janë të kushtueshme.
Nëse jeni duke kërkuar për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë natyrale, keni ardhur në vendin e duhur.
Juve do t’iu duhen vetëm dy përbërës të thjeshtë: ujë dhe lëvorja e patateve.
Përbërësit:
-200 g lëvore të patates
-1 litër ujë
Përgatitja:
-Vloni ujin dhe hidhini lëvoret e patates
-Gatuajini ato për 5 minuta
-Lëreni të ftohet
-Sapo lëngu të marrë ngjyrë të zezë, mund ta përdorni atë
Si ta përdorni:
-Lajini flokët tuaj në mënyrë të rregullt me shampo të zakonshëm
-Thajeni ujin sa më shumë që të jetë e mundur dhe pastaj vendoseni këtë përgatitje të lëvoreve të patates në flokë, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë.
-Mbështjellini flokët tuaj me peshqir dhe lejeni përzierjen të veprojë për një orë
-Në fund, bëni një shpërlarje të flokëve
Ky përbërës do t’iu ndihmojë t’i nxijë flokët tuaj në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë të përdorni ndonjë kimikat.