Koha kur një vezë e fekonduar implantohet në mitër shpesh mund të mos shkoj me sukses.
Kjo mund të ndodh pasi nivelet e hormoneve mund të mos sigurojnë mbështjetje optimale për embrionin, ndërkohë që implantimi i vonshëm mund të sjell abort shkruan VeryWellFamily.
Gjatë ovulimit, një vezë lirohet nga vezori juaj për në tubin fallopian.Nga kjo, mesatarisht, vezës i duhet 24 orë kohë për t’u fekonduar.
Përgjatë procesit të konceptimit, veza fekondohet në tubin fallopian për të udhëtar sa më parë në mitër.Sapo të hyn në mitër, veza implatohet në rreshtën (endometrium) e mitrës, proces ky që zgjat 48 orë.
Udhëtimi i vezës për implantim zakonisht zgjatë 6-12 ditë.Mirëpo, disa studime kanë bërë të qartë se kur implantimi ndodh më shumë se 8 deri në 10 ditë pas ovulimit konsiderohet impantim i vonshëm dhe mund të rezultojë drejt një aborti.
Sipas studiuesve, aborti nuk ndikohen drejtpërsëdrejti nga implantimi i vonshëm.Embrionet me anomali kromozomale ka më shumë gjasa të shkaktojë një abort.
Një fakt tjetër është edhe rreshtimi i vezës në mitër që mund të shkaktoj probleme gjatë implantimit dhe kjo po që mund të dërgoj në një abort.