Sado e çuditshme të duket, gjumi me çorape mund t’ju ndihmojë për të fjetur më shpejt. Kjo sepse rregullimi i temperaturës është pjesë e domosdoshme e ciklit të gjumit.
Sikurse e dimë, gjumi është një pjesë jetike e jetës së gjithsecilit. Mbi të gjitha, njerëzit kalojnë rreth një të tretën e ditëve të tyre duke fjetur.
Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA thotë se gjumi është thelbësor për funksionimin normal të trurit dhe trupit.
Shumica e njerëzve kanë vështirësi të flenë herë pas here.
Një hile që ata mund të mos e kenë provuar është të flenë me çorapet e tyre.
Gjumi me çorape ka disa përfitime, që ndoshta nuk i dinit:
– Çorapet ju ndihmojnë që t’ju zërë gjumi
Mund të mendohet se mbajtja e çorapeve në shtrat thjesht do ju ngrohë këmbët, por në realitet, ky zakon ndihmon në rregullimin e brendshëm të temperaturës së trupit.
Një studim i vitit 2007 raporton se të rriturit që vishnin çorape në shtrat, flinin më shpejt.
Ngrohja e këmbëve dhe e duarve bën që enët e gjakut të zgjerohen, një përgjigje që quhet vazodilatacion. Kjo çliron nxehtësinë përmes lëkurës dhe ndihmon për të ulur temperaturën e trupit, që nga ana tjetër, i dërgon një mesazh trurit se është ora e gjumit.
Studime në përgjithësi sugjerojnë se lëkura e ngrohtë shoqërohet me një gjumë më të shpejtë.
– Reduktimi i simptomave të Raynaud-it
Duart dhe këmbët që janë gjatë gjithë kohës të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes Raynaud.
Raynaud është një gjendje që prek enët e gjakut në lëkurë. Sulmet zakonisht ndodhin kur një person është i ftohtë ose i stresuar. Gjatë një sulmi të tillë, qarkullimi i gjakut në duar dhe këmbë zvogëlohet.
– Seks më i mirë
Një studim i vitit 2005 zbuloi se çiftet që vishnin çorape në shtrat kishin më shumë të ngjarë të përjetonin një orgazmë gjatë seksit.
Studimi thuhet se hetoi përgjigjet e trurit gjatë seksit dhe zbuloi se këmbët e ftohta i largonin njerëzit. Sidoqoftë, studimi i cituar në raportin e lajmeve ishte i vogël, duke përdorur vetëm 13 çifte.