A e keni ditur që katër fruta fiq të thatë sigurojnë një të katërtën e nevojave ditore për hekur, i cili është shumë i domosdoshëm për organizmin tonë?
Për ta arritur efektin maksimal, fikun ta konsumoni me komposto ose lëngun e shtrydhur të portokallit, i cili është i pasur me vitamina C, sepse ndihmon në absorbimin e hekurit.
Fiku i thatë paraqet edhe një burim të mirë për minerale.
Pos hekurit, përmban edhe bakër, zink, selen, mangan, kalcium dhe kalium.
Fiku i thatë përmban edhe aminoacidet omega 3, që ndikon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak.