Proteinat e palestrës dëmtojnë seriozisht shëndetin

Shëndetësia

Proteinat e palestrës dëmtojnë seriozisht shëndetin

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Foto Ilustrim

Meshkujt abuzojnë me përdorimin e steroideve. Këto substanca, që në zhargon mund t’i etiketojmë si proteina shtesë apo hormone, kryesisht përdoren nga meshkujt që frekuentojnë palestrat, body building dhe qëllimi kryesor është rritja e masës muskulare të trupit.

Mirëpo këto substanca kanë efekte anësore në shëndetin e njeriut dhe kjo është diskutuar në Konferencën Evropiane të Endokrinologjisë në Lion të Francës.

Sipas ekspertëve, ndër efektet anësore renditen dëmtimi i lëngut seminal, çrregullime seksuale dhe hormonale, sëmundje të zemrës dhe dëmtim të mëlçisë. Pra nuk preken vetëm përdoruesit, por edhe gjeneratat e ardhme, pasi riprodhimi vihet seriozisht në rrezik.

Një studim për këtë fenomen kanë kryer kërkuesit e Universitetit të Shën Petersburgut dhe rezulton se rreth 30% e meshkujve që frekuentojnë palestrat abuzojnë me përdorimin e steroideve. Sipas ekspertëve, steroidet japin edhe varësi psikologjike tek përdoruesit meshkuj, pasi japin forcë dhe masë muskulare duke përmirësuar apo transformuar pamjen trupore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat