Teshtima konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës. Është një sjellje instiktive që shërben për të pastruar hundët nga pluhuri dhe mbeturinat.
Po çfarë lidhje ka kjo me ndalimin e zemrës?
Të gjitha studimet takohen në një ide të vetme: Duke thënë “shëndet” kemi mbrojtur njeriun që teshtin nga “vdekja e mundshme”, pasi në këtë çast zemra ndalon.
Ky është një mit që në thelb ka diçka të vërtetë. Mendoni pak për pozicionin e zemrës në trupin tonë, afër krahërorit dhe mushkërive. Frymëmarrja e thellë (ajo para teshtimës) aktivizon një nerv të gjatë të quajtur “vagus” (nervi që lidh trurin me trupin).
Përveç përgjegjësive të tjera, ky nerv i çon zemrës sinjale të veprojë më ngadalë. Prandaj, në disa njerëz frymëmarrja para teshtimës aktivizon këtë nerv i cili bën që zemra të mos rrahë normalisht.