Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit dhe funksionimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se disa mënyra nga rutina jonë e përditshme, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.
Por cilat janë disa nga mënyrat që dëmtojnë veshkat:
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2-3 herë në javë palestër, ose ecje të shpejtë nëpër lagje.
Barnat e tepërta
Edhe pse ilaçet si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos funksionojë siç duhet.
Moskonsumimi i ujit
Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj, por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, mund të shfaqen probleme, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.
Mungesa e gjumit
Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.
Të tjera mënyra që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë: Konsumimi i pijeve me gaz, konsumimi i lartë i mishit, shumë sheqer ose kripë, injorimi i infeksioneve të thjeshta si dhe stërvitja trupore e tepruar.