Heqja e bajamave ju shëndosh.
Në këtë përfundim ka arritur “American Academy of Otorinolaryngology” pasi mbajti nën kontroll 795 të rinj, të moshës nën 18 vjeç, të cilët i kishin operuar bajamet.
Në 75% të rasteve u vu re një rritje e indeksit të masës trupore nga 5.5% dhe 8.2%.
Studiuesit shpjegojnë se janë të ndryshme mekanizmet për të cilat tonsillektomia mund të favorizojë shtimin në peshë.
Ndër kryesoret është fakti se për shkak të bajameve që japin dhimbje, personat që vuajnë hanë më pak, pasi e kanë më të vështirë të përtypen, gjë që nuk ndodh më pasi ata operohen dhe i heqin.