Avokadon e shohim në shumë sallata si dhe pjata të ndryshme. Veç shijes së mirë, avokado është një ushqim shumë i ushqyeshëm. Ai është shumë efikas në normalizimin e nivelit të kolesterolit në gjak,gjithashtu mund të shërbejë edhe për të parandaluar infarktet.
Më poshtë ju sjellim disa nga karakteristikat e tij
Është shumë ushqyes
Avokado-ja përmban shumë vitamina dhe elemente të tjera si magnez,hekur,fibra dhe proteina, të cilat janë shumë të rëndësishme për trupin tonë.
Ul presionin e gjaku
Avokadoja ka në përbërjen e tij potasium, i cili redukton presionin e gjakut dhe parandalon ataket kardiake.
Përmirëson tretjen
Avokado-ja ndihmon tretjen duke qenë se është shumë i pasur me fibra.
Ul nivelin e kolesterolit
Konsumi i një avokadoje në ditë mund të reduktojë nivelin e kolesterolit në gjak.Kjo sipas studiuesve të Universitetit të Pensilvanisë.