Të rrahura të shpejta të zemrës dhe marrëmendje – mjeku që pësoi reaksione alergjike pasi mori vaksinën e Moderna-s

Shëndetësia

Të rrahura të shpejta të zemrës dhe marrëmendje – mjeku që pësoi reaksione alergjike pasi mori vaksinën e Moderna-s

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një mjek në Boston, alergjik ndaj butakëve pësoi një reaksion të rëndë alergjik pasi mori të enjten vaksinën e Moderna-s kundër coronavirusit.

Sipas Reuters, Hossein Sadrzadeh, një mjek i onkologjisë geriatrike në Qendrën Mjekësore të Bostonit, tha se ai kishte një reagim të ashpër pothuajse menjëherë pasi u vaksinua, si marrëmendje dhe të rrahura të shpejta të zemrës.

Ky është edhe reagimi i parë i ashpër publikisht, lidhur me vaksinën e Moderna-s, e cila është në javën e parë të shtrirjes së dozave në të gjithë vendin.

David Kibbe, një zëdhënës në Qendrën Mjekësore të Bostonit, tha në një deklaratë të premten se Sadrzadeh “ndjeu se po zhvillonte një reaksion alergjik”.

Ai u dërgua në Repartin e Urgjencës, u trajtua dhe u lirua nga mjekimi. Sadrzadeh është për momentin gjendje të mirë shëndetësore.

Një zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave tha javën e kaluar që FDA-ja po heton rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit u injektuan me vaksinën e Pfizer-BioNTech në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat